Kur e pyetën për alpinizmin, ajo u përgjigj thjeshtë "Sepse e doja!"

Kur e pyetën për alpinizmin, ajo u përgjigj thjeshtë “Sepse e doja!”

Emma Rowena Gatewood, e njohur si gjyshja Gatewood (25 tetor, 1887 – 4 qershor, 1973) ishte një alpiniste ekstreme dhe pionere e ecjeve ultra të lehta. Ajo ishte femra e parë që eci rreth 3 mijë e 489 kilometra në shtegun Appalachian nga mali Oglethorpe në Gjeorgji në malin Katahdin në Main, e vetme, në një sezonë.

Pas këtij akti heroik, ajo vazhdoi rrugëtimin e saj në botë, duke u bërë femra e parë që udhëtoi në A.T (Appalachian Trail) tri herë.

Gatewood kishte një fëmijëri të vështirë, vinte nga një familje ku kishin 15 fëmijë. Babai i saj, një fermer, filloi të pinte alkool dhe të luante bixhoz, pas tmerrit që përjetoi gjatë Luftës Civile Amerikane, kur këmba e tij u amputua. Për familjen përkujdesej e ëma e saj, Evelyn (Trowbridge) Caldwell.

Asaj edhe më shumë iu vështirësua jeta kur u martua me P.C. Gatewood, në moshën 19-vjeçare. Ai ishte mësues i shkollës fillore dhe më pas fermer i duhanit. Ata kishin 11 fëmijë.

Duke e parë që kjo ishte amvise e përkushtuar, ai e detyronte të kryente edhe punët e tjera jashtë shtëpisë, në fermën e tij. Por, me këtë nuk u mjaftua.

Pas disa muajsh martesë, ai filloi ta rrahte atë, një model i ligë që vazhdoi gjatë tërë martesës së tyre. Ajo tregoi se disa herë se ai e kishte rrahur për vdekje. Kjo çka ajo po e përjetonte, ishte tepër e vështirë. Kishte treguar se disa herë kishte dashur të ikte nga shtëpia, të shkonte në male, ku gjente paqe dhe vetmi.

Alpinizmi ishte dashuria e saj më e madhe. Shtysë për këtë maratonë të saj ishte eksperienca e saj, si e mbijetuara e dhunës fizike. Ajo pati një incident me burrin e saj, Percy, i cili e rrahu atë aq fort, saqë ia theu dhëmbët dhe nofullat dhe ia plasariti brinjët e saj, për pak sa nuk e mbyti atë.

Një sherif i qytetit arriti në shtëpinë e saj, e arrestoi atë dhe jo bashkëshortin e saj. Ajo e kaloi natën në burg, derisa kryetari i qytetit të vogël të Virxhinias Perëndimore, ku ata edhe jetonin, ia pa sytë e nxirë dhe fytyrën me gjak. Ai e divorcoi atë në vitin 1940 dhe ajo nga ai moment përkujdesej për fëmijët, e vetme.

Në moshën 67-vjeçare, pasi rriti 11 fëmijë, Gatewood, filloi me hiking, e inspiruar nga një artikull i National Geographic dhe ndau mendje ta arrijë shtegun 3 mijë kilometra. Ajo kompletoi udhëtimin tri herë, së fundi në moshën 75-vjeçare, duke u bërë personi i parë që e kreu me sukses. Ajo po ashtu, udhëtoi 3 mijë kilometra në shtegun Oregon, mesatarisht 35 kilometra në ditë. Në total, ajo shëtiti e vetme 14 shtete.

Vajza e saj e vogël, Lucy, e cila dëshmoi dhunën brutale që iu bë nënës së saj për artikullin e National Geographic, kërkoi nga e ëma e saj të fillojë një aventurë të re. Hikingu sipas Emmas, ishte një akt i kujdesit ndaj vetes, shërimit, rezistencës, lirisë dhe një mënyrë për ta fituar fuqinë e brendshme dhe të jashtme dhe për ta gjetur rrugën te vetja.

Kur e pyetën për alpinizmin ajo thjeshtë tha “sepse e doja!”./21Media