Dokumentari emocionues i Lorik Canës

Dokumentari emocionues i Lorik Canës

“Lorik” titullohet dokumentari kushtuar ish-futbollistit kosovar, Lorik Canës, në të cilin ai rrëfehet për gjithë ngjarjet që i kanë ndodhur në jetë dhe fillimi i dokumentarit nis pikërisht me Gjakovën, qytetin në të cilin ka jetuar e është rritur, shkruan rtv21.tv

Image result for lorik cana

Ish futbollisti përshkruan fëmijërinë e tij dhe dashurinë e tij të madhe për futbollin. Rrugëtimin e tij të suksesshëm dhe angazhimin e tij të pa lodhshëm në fushën e gjelbërt para një audience të madhe dhe njerëzve që ua kishte fituar zemrat me lojën që bënte. Transferimin e tij në ekipe të njohura futbollistike botërore si : PSG, Marsielle, Sunderland, Galatasaray dhe Lazio.

Related image

Sidoqoftë pjesëmarrja e tij në të gjitha këto ekipe të njohura botërore nuk krahasohen me Kombëtaren Shqiptare, që zë një vend të veçant dhe emocionues në të gjithë karrierën, e që Cana e përshkruan si periudhën më të bukur në jetën e tij.

Përveç Lorikut, në dokumentar paraqiten edhe shumë njerëz që e kanë mbështetur gjatë gjithë jetës në hapat që ka marrë.

Dokumentari i ish-futbollistit kosovar, Lorik Cana u realizua nga gazetari, Andi Deçka./21Media