Agnus përfundoi dietën e tij më 11 korrik 1966

Agnus përfundoi dietën e tij më 11 korrik 1966

Angus Barbieri mbanë rekordin botëror për dietën më të madhe të urisë e cila zgjati 382 ditë.

Shkencëtarët ende nuk e kuptojnë se si ai arriti të jetoj pa ushqim për një kohë kaq të gjatë pa e dëmtuar vetën e tij.

Sipas shkencëtarëve, heqja dorë nga ushqimi për më shumë se 40 ditë mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme për shëndetin tonë.

Barbieri ishte 27 vjeçar kur ishte kontrolluar në një nga spitalet e Skotlandës në atë kohë ai peshonte 210 kilogramë.

Agnus i kishte thënë personelit të spitalit se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga ushqimi për një kohë të gjatë në mënyrë që të heqte peshë dhe doktorrët u pajtuan për të ndjekur përparimin e tij.

Për më shumë se një vit, ai ka marr vetëm vitamin, specifikisht vitaminë C. Në ditën e 92, ai filloi të merrte pilula kalciumi, ndërsa në ditën e 345 – filloi të hante kripë. Po ashtu, ai vazhdoi të pinte pije jo kalorike, si çaj, kafe dhe ujë mineral.

Agnus përfundoi dietën e tij më 11 korrik 1966. Në ditën e 382, ai kishte humbur 125 kilogramë. Edhe pse kishte humbur shumë shpejtë peshë, ai i ka rifituar brenda 5 viteve vetëm 16 kilogramë. /21Media