Ka katër vjet që djali nuk shkon në shkollë

Ka katër vjet që djali nuk shkon në shkollë

Një familje nga Komuna e Gjakovës ka treguar historinë e djalit të tyre 11-vjeçar, derisa kanë akuzuar mësuesen e matematikës që në vitin 2015-të për gjashtë muaj kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të miturit duke e rrahur me kamxhik policie.

Gjatë muajit të parë djali e kishte mbajtur të fshehur rastin por, pas një kohe ai u kishte kërkuar prindërve që ta largojnë nga shkolla.

Të dy këta kishin lajmëruar rastin në polici, derisa, nga dhuna djali kishte kaluar në vdekje klinike dhe ka katër vjet që nuk shkon në shkollë.

Ai ka tërë këto vite që jeton në shtëpinë e gjyshërve të tij dhe mjekohet me ilaçe kundër dhimbjeve të kokës. Prindërit kërkojnë drejtësi, pasi mësuesja vazhdon punën normalisht.

Djali momentalisht është 15-vjeçar, derisa mësuesja është shpallur e pafajshme nga Gjykata.