Pasioni për qëndisjen ia prish edhe gjumin

Pasioni për qëndisjen ia prish edhe gjumin

Qëndisja cilësohet më shumë si profesion femëror, por ja qe Koçi Mujollarit ky profesion ia rrëmbeu zemrën qysh në fëmijëri. Për emisionin ‘’Vizioni i Pasdites’’ ai ka treguar se e ka nisur punën artizanale kur ka qenë vetëm 6 vjeç.

Me durim dhe përkushtim, pasionin për qëndismat, Koçi ka arritur ta kthejë në profesion. Së bashku me disa nga punimet e tij, ai ka treguar edhe vështirësitë e këtij profesioni për një burrë.

Ai ka thënë se fillimisht nuk e ka përkrahur askush, shumë e kanë përbuzur, sepse sipas tyre ai merrej me ‘’punë grash’. Kur kishte shkuar të regjistrohej në një kurs rrobaqepësie ishte ndjerë shumë i paragjykuar, sepse atje kishte vetëm gra dhe duke qenë se ai ishte burrë nuk e kishin regjistruar në kurs.

Herën e parë që kishte marrë pjesë në një panair, ka treguar se ishte ndjerë shumë në siklet, sepse ishte i vetmi burrë me punime bize dhe qëndisma. Ishte ndjerë aq keq saqë ishte detyruar t`i kërkonte një zonjë aty pranë që të mund të tregonte edhe punimet e tij.

Por, pavarësisht të gjitha këtyre peripecive e përtej faktit që punon edhe në portin e Vlorës, pasioni për qëndisjen ia prish gjumin, duke e gjetur ndonjëherë duke qëndisur edhe në 3 të natës. “Më është bërë mikrob”, ka thënë ai, raporton vizionplus.