Larg familjes për një të ardhme më të mirë

Larg familjes për një të ardhme më të mirë

A do të ishit në gjendje ta braktisni fëmijën duke e ditur se nuk do ta shihni përsëri për më shumë se një dekadë?

“Unë kujtoj vetëm buzëqeshjen në fytyrën e nënës dhe babait tim. Pas asaj buzëqeshje shoh shumë dhimbje”, tha Jeewan i cili ishte në rrugë për t’i takuar prindërit e tij për herë të parë pas 12 vjetësh.

Jeewan Mahatara rrëfen se ishte rreth moshës 4 -vjeçare, kur ai shkoi në shkollën “Snowland”.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me familjen time”, u shpreh ai.

Ai tha se në fillim ishte vështirë, por më vonë shkolla iu bë familja e tij, transmeton rtv21.tv.

Kjo është zgjedhja e zymtë që përballen disa prindër në fshatrat më të largëta të Nepalit që duan një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.

Historia e një grupi adoleshentësh që udhëtojnë për të takuar prindërit e tyre për herë të parë në 12 vjet, është kthyer në dokumentarin me çmime të fituara, “Children Of The Snow Land”./21Media