Shumë nga ne kemi kaluar sfida të ndryshme në jetë, e të famshmit nuk janë përjashtim

Shumë nga ne kemi kaluar sfida të ndryshme në jetë, e të famshmit nuk janë përjashtim

Kur dëgjojmë histori të tilla sado në situatë të keqe që të jemi, inspirohemi dhe marrim më shumë shpresë për të ardhmen.

Një histori e shkurtër në vazhdim është jeta e një gruaje shumë të fuqishme sot, por nuk ka qenë gjithmonë ashtu, e kush është kjo femër që tejkaloi sfidat do ta mësoni në fund.

Në moshën 17 vjeçare i ishte refuzuar aplikimi në kolegj, andaj pa pasur mundësi që të ndjekë edukimin e saj mbeti si shumë të rinj që nuk e dinë se çfarë do të bëjë në jetë.

Në moshën 25 vjeçare i vdes nëna nga një sëmundje që vuante. Pas një viti ajo vuan një humbje të foshnjës, megjithatë gjeti fuqinë që të martohej në moshën 27 vjeçare.

Burri i saj e abuzonte atë, por edhe pse kjo ndodhte gati në baza ditore vajza e saj lindi gjatë kësaj kohe. Foshnja nuk ishte e mjaftueshme që të shpëtonte martesën andaj në moshën 28 vjeçare ajo u divorcua nga burri i saj, shkruan rtv21.tv.

Menjëherë pas divorcit ajo u diagnostifikua me depresion të rëndë. Në moshën 29 vjeçare ajo isht një nënë e vetme që jetonte me ndihma sociale.

Në moshën 30 vjeçare ajo dëshiroi të bënte vetëvrasje, por megjithatë vendosi që të drejtojë gjithë pasionin e saj në gjënë që e bënte më mirë se çdokush…kjo ishte shkrimi.

Në moshën 31 vjeçare ajo e publikoi librin e saj të parë, deri në moshën 35 vjeçare ajo kishte publikuar 4 libra dhe ishte shpallur autorja e vitit.

Në moshën 42 vjeçare ajo shiti 11 milion kopje të librit të saj të ri në ditën e parë të publikimit. Kjo grua është J.K. Rowling, një nga femrat më të fuqishme sot në botë, që dikur konsideronte vetëvrasjen.

Sot Harry Potter është një markë globale që vlen rreth 15 miliardë dollarë.

Mesazhi më i mirë i kësaj historie është: Asnjëherë mos u dorëzoni, besoni në vetvete, punoni shumë e me pasion sepse asnjëherë nuk është kurrë./21Media