Pandemitë më vdekjeprurëse

Pandemitë më vdekjeprurëse

Me lëvizjen e njerëzve nëpër botë, janë shpërndarë edhe sëmundjet infektive. Edhe në këtë epokë moderne, epidemitë janë të vazhdueshme, por jo në nivelin pandemik sikurse koronavirusi.

Sëmundjet dhe infeksionet e kanë goditur njerëzimin qysh nga ditët e para. Sidoqoftë, shkalla dhe përhapja e këtyre sëmundjeve u rrit dramatikisht, transmeton rtv21.tv

Tregtia e përhapur krijoi mundësi të reja për bashkëveprimet e njerëzve dhe kafshëve që nxitën epidemi të tilla. Malaria, tuberkulozi, lebroza, e sëmundje të tjera u shfaqën në fillim të këtyre viteve.

Me civilizimin e njerëzve – me qytete më të mëdha, më shumë rrugë ekzotike tregtare dhe rritje të kontaktit me popullata të ndryshme të njerëzve, kafshëve dhe ekosistemeve – aq më shumë ka të ngjarë të ndodhin pandemitë.

Këto janë disa nga pandemitë më të mëdha që e kanë goditur botën.

“Murtaja e Antoninës”, që u shfaq gjatë viteve 165-180 ua mori jetën 5 milionë njerëzve. Në vitet 541-542 u shfaq “Murtaja e Justinianit”, e cila ua mori jetën 30-50 milionë njerëzve. Murtaja bubonike gjatë viteve 1347-1351, që la të vdekur 200 milionë njerëz, e sëmundje të tjera.

Përmenden edhe HIV/AIDS që u shfaq që nga viti 1981 dhe vazhdon edhe tani, dhe ua mori jetën 25-35 milionë njerëzve. Kolera e cila u shfaq gjatë viteve 1817-1923 që ua mori jetën 1 milion njerëzve. Verdhëza që u shfaq në fund të viteve 1800 që ua mori jetën 100-150 mijë njerëzve. Ebola gjatë viteve 2014-2016 ua mori jetën 11 mijë njerëzve.

Në fund përmendet koronavirusi, i cili deri më tani ua ka marrë jetën mbi 7 mijë njerëzve./21Media