Festa që bashkon të gjithë shqiptarët

Festa që bashkon të gjithë shqiptarët

28 Nëntori që ndryshe njihet edhe si Dita e flamurit është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën, sepse në këtë datë të vitit 1912 ishte shpallur Pavarësia e Shqipërisë.

Festa e 28 Nëntorit, një nga festat më të mëdha të shqiptarëve festohet çdo vit me organizime të shumta, kudo ku janë shqiptarët.

Me rastin e festës së 28 Nëntorit, artistë të shumtë nga fusha të ndryshme kanë krijuar vepra të ndryshme në shenjë të përkujtimit dhe festimit të kësaj feste të madhe.

Për 28 Nëntorin janë kushtuar edhe këngë të shumta nga këngëtarët shqiptarë.

Në mesin e këngëve që i janë kushtuar kësaj feste janë edhe tri këngë shumë të pëlqyera nga publiku, shkruan rtv21.tv

Bëhet fjalë për këngën ”Xhamadani” e kënduar nga grupi ”Ilirët”, e cila është përpunim i këngës ”Kam një lot” të këngëtares, Shkurte Fejza. Kjo këngë është shkruar në periudhën 1992-1993, ndërsa Shemi i ”Ilirëve” e ka sjellur në përpunim disa vite më vonë.

Përveç kësaj, edhe dy këngë tjera, që këndohen dhe janë të pëlqyera shumë janë edhe ”Kuq e zi je ti”, nga Elvana Gjata dhe Flori, që është publikuar në vitin 2015 dhe ”Kuq e zi” nga Meda, Sinan Hoxha dhe Seld, e cila është publikuar në vitin 2011.

Këto këngë këndohen shumë shpesh kur bëhet fjalë për festat e shqiptarëve dhe jo vetëm. Kujtojmë që këto janë vetëm tri nga hitet e këngëve të shumta që i janë kushtuar festave të nëntorit.

28 Nëntori është festa që bashkon shqiptarët kudo në botë. Është datë e veçantë edhe për arsye se është edhe datëlindja e heroit, Adem Jasharit./21Media