Michelle tregoi listën e këngëve që e frymëzojnë

Michelle tregoi listën e këngëve që e frymëzojnë

Ish- zonja e parë e shtetit amerikan, Michelle Obama është një ndër gratë më të admiruara në botë.

Duke qenë e tillë, ajo ndiqet në instagram nga rreth 36 milionë njerëz nga mbarë bota. Në këtë rrjet social, Obama sot publikoi një fotografi, në të cilën ajo rënditi këngët që e frymëzojnë atë.

Në mesin e këngëtarëve që Michelle dëgjon është edhe këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Është bashkëpunimi “One kiss”, i Calvin Harrisit dhe Dua Lipës që bënë pjesë në mesin e këngëve të pëlqyera nga zonja Obama, shkruan rtv21.tv

Në vitin 2018, Michelle Obama është shpallur gruaja më e admiruar në Amerikë. Ndërsa, në vitin 2019 Michelle Obama është zgjedhur gruaja më e admiruar në botë, sipas një sondazhi të fundit nga YouGov./21Media