"Është përmirësuar dhe mund ta mbajë presionin"

“Është përmirësuar dhe mund ta mbajë presionin”

Legjenda e Bayern Munich-ut, Ottmar Hitzfeld beson që Bastian Schweinsteiger një ditë mund të bëhet trajner i suksesshëm.

Schweinsteiger është pensionuar nga futbolli këtë vit. Hitzfeld beson se 35-vjeçari duhet ta provojë punën në stolin e trajnerit.

“Mendoj se mund të bëhet trajner dhe mësues i mirë. Është përmirësuar dhe mund ta mbajë presionin. Si lojtar, ishte yll botëror. Arrinte të kuptonte taktikat dhe ishte i duhuri për të folur. Besoj se do të ishte mirë nëse përfshihej në Bayern”, deklaroi ai.

Shweinsteiger ka luajtur afër 350 ndeshje për gjigantin gjerman dhe ka shënuar 68 gola.