Tre mësues plagosen nga ky sulm

Tre mësues plagosen nga ky sulm

Të paktën 51 fëmijë dhe 3 mësues janë sulmuar me kimikate gërryese nga një djalë.

Ngjarja ndodhi në jug-perëndim të Kinës në një kopsht fëmijësh kur la të plagosur shumë nxënës, transmeton rtv21.tv.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua Kong, 23-vjeçar, hyri në kopshtin i cili gjendet në qytetin e Kaiyuan dhe hodhi sodë kaustike mbi fëmijët e mësuesit.

Soda kaustike përdoret nga vrasësit për të zhdukur kufomat ndërsa i dyshuari u ndalua rreth një orë pas sulmit. Ai dyshohet se hodhi kimikatin si një akt hakmarrjeje ndaj shoqërisë.

Ekspozimi ndaj sodës kaustike mund të irritojë ose djegë sytë dhe lëkurën, të provokojë një reaksion alergjik, madje të shkaktojë humbje të përkohshme të flokëve./21Media