Kosova 1:1 Holanda

Kosova 1:1 Holanda

Kombëtarja e Kosovës U17 gjendet në Holandë atje ku po zhvillon fazën parakualifikuese për kampionatin evropian U17.

Dje, Kosova luajti kundër nikoqirit Holandës U17, ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Ekipi i Mischa Visser, doli në epërsi pas vetëm dhjetë minutave lojë. Ishte mesfushori i PSV Eindhoven, i cili e shënoi golin e parë në ndeshje. Ndërsa në minutën e 69, Kosova arriti ta barazoj rezultatin. Golin për Kosovën e shënoi Granit Hana.

Holandezët ishin superiorë krahas Dardanëve në bazë të statistikave.

Sipas mediumeve të huaja Holanda kishte posedimin e topit afër 90 për qind dhe goditën drejtë portës 21 herë. Ndërsa Kosova pati vetëm një gjuajtje në kornizën e portës.

Në ndeshjen e radhës, Holanda do të luajë kundër Uellsit, ndërsa Kosova do të luaj kundër Sllovenisë./21Media