Përfaqësuesja e Holandës në futboll ka pësuar disfatë para shikuesve të saj nga Italia me rezultat 1:2

Përfaqësuesja e Holandës në futboll ka pësuar disfatë para shikuesve të saj nga Italia me rezultat 1:2

Në ndeshjen e zhvilluar sonte në “Amsterdam Arena”, golin e parë e shënoi Holanda në minutën 10, i cili në fakt ishte autogol i shënuar nga futbollisti italian Romagnoli.

Gëzimi i vendësve nuk zgjati më shumë se një minutë kur Eder barazoi shifrat në 1:1.

L. Bonucci në minutën 32 solli në epërsi “azurët” në 2:1, i cili ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje miqësore.