Dramë e vërtetë u zhvillua ndërmjet Gjermanisë dhe Holandës

Dramë e vërtetë u zhvillua ndërmjet Gjermanisë dhe Holandës

Holanda shënoi një fitore bindëse ndaj Gjermanisë, me rezultatin 2:4.

Në pjesën e parë, Gjermania ishte ajo që doli në epërsi, përmes golit të Gnabry në minutën e 9-të.

Në minutën e 59-të të takimit rezultatin e barazoi Frenkie de Jong

Ndërsa, pas 7 minutave, në minutën e 66-të, Jonathan Tah shënoi në portën e tij, për përmbysjen e Gjermanisë.

Ndërsa, Gjermania arriti të barazoi rezultatin me penalltinë e Toni Kroos-it. Ndërkohë, Holanda arriti të shënoi edhe dy gola për të shënuar fitore bindëse ndaj Gjermanisë. Njërin gol në minutën e 79-të u shënua nga debutuesi Donyell Malen, kurse tjetri në minutën e 91-të nga Gini Wijnaldum.

Pas kësaj ndeshjeje, Holanda numëron 6 pikë në tri ndeshje, kurse Gjermania ka 9 pikë pas 4 ndeshjeve të luajtura, në kuadër të Euro 2020.