Shumë njerëz në mbarë botën besojnë se politika dhe sporti duhet të qëndrojnë larg njëra tjetrës

Shumë njerëz në mbarë botën besojnë se politika dhe sporti duhet të qëndrojnë larg njëra tjetrës

Dashuri ndaj sporteve dhe sukseseve të vendit shprehet në shumë mënyra dhe një mënyrë interesante e shprehjes së dashurisë ndaj sukseseve të vendit ka ndodhur në Olimpiadën Dimërore që po zhvillohet në Korenë e Jugut.

Më anë të një pankarte, dy holandeze i dërguan një mesazh presidentit të Amerikës, Donald Trump pasi që reprezentacioni holandez fitoi tre medalje, atë të artën, argjentën dhe të bronztën në Olimpiadë.

Mesazhi u ndërlidh më kampanjën e presidentit amerikan që e përdori gjatë fushatës, “Amerika e para”, shkruan rtv21.tv

“Sorry mr. President. The Netherlands First – Second and Thirth!! #Olympics #Iceskating”, “na falni zotri president,  Holanda e para, e dyta dhe e treta” ,thuhej në pankartën që mbanin në duar dy holandezet.

Fotoja e tyre është bërë senzacion në internet dhe po shpërndahet me të madhen./21Media