Bazuar në “Gurë në xhepat e tij” nga autorja Marie Jones Nesër më 14 dhjetor vjen premiera e shfaqjes “Hollyshit”, me regji të regjisorit Ilir Bokshi e producente Albulena Kryeziu.

 Bazuar në “Gurë në xhepat e tij” nga autorja Marie Jones

Nesër më 14 dhjetor vjen premiera e shfaqjes “Hollyshit”, me regji të regjisorit Ilir Bokshi e producente Albulena Kryeziu.

Shfaqja është një tragjikomedi për një qytezë-provincë e cila “pushtohet” nga një produksion hollivudian të cilët vijnë për të xhiruar një film. Në qendër të storjes janë Çarlli Konllon dhe Xhejk Kuin, të cilët sikurse shumica e banorëve të qytezës, janë punësuar si statistë filmi. Komedia rrjedhë nga përpjekjet e produksionit që të krijojnë një “ndjesi provinciale” -një nocion romantik, i cili shpesh bie ndesh me realitetin jetësor.

Në shfaqje luajnë aktorët Adrian Morina dhe Ylber Bardhi, ndërsa pas skene ka një ekip në përbërje të: dramaturg-Shkëlzen Berisha, asistent regjie-Butrint Pasha, muzika-Art Lokaj, kostumografe-Albulena Borovci e producente Albulena Kryeziu.

Producentja Albulena Kryeziu për portalin RTV 21 bëri të ditur se “Hollishit” është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Kosovës, Drejtoria për Kulturë e K.K. Prishtinës dhe teatri AAB “Faruk Begolli”.

Kryeziu tha se kjo shfaqje ka për synim udhëtimin nëpër festivale të ndryshme.

Kjo shfaqje vjen premierë në Teatrin Dodona në kryeqytet nesër me fillim nga ora 19:30./21Media