"The Hollywood Reporter", ka shkruar rreth filmit të nominuar për ta përfaqësuar Kosovën në Oscars

“The Hollywood Reporter”, ka shkruar rreth filmit të nominuar për ta përfaqësuar Kosovën në Oscars

Kosova e ka zgjedhur regjisorin Edon Rizvanolli me filmin e tij “T’padashtun” si kandidat për të përfaqësuar vendin në kategorinë e filmave në gjuhë të huaj në Oscar.

Drama sociale rrëfen për historinë e një adoleshenti nga Kosova, Albani, i cili jeton në Holandë me nënën e tij, Zanën. Rolin e Albanit e luan Jason De Ridder, ndërsa rolin e nënës, e luan Adriana Matoshi.

Filmi me skenar të Edon Rizvallonit rrëfen për pasojat dhe traumat e shkaktuar nga lufta e vitit 1999 në Kosovë, transmeton rtv21.tv

Filmi trajton ngjarjen e Albanit i cili jeton me nënën dhe rikthimi i traumave të saj ia rrotullojnë botën, edhe pse ata të dy e lënë Kosovën gjatë Luftës Civile në Ballkan.

“T’padashtun” premierën e tij ndërkombëtare e ka në korrik në Festivalin ndërkombëtar të Filmit, Karlovy.

Kosova ende nuk është nominuar ndonjëherë në kategorinë e filmave të huaj në Oscar, ndonëse në vitin 2016 vendit iu rritën shpresat kur u nominua në kategorinë e filmave të shkurtër, me filmin “Shok”, shkruan në fund të artikullit./21Media