Aktiviteti zhvillohet në kuadër të Festivaleve Polip e GRANFest

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të Festivaleve Polip e GRANFest

Sonte nga ora 20:00 mbahet aktiviteti letrar “Homazh për Bekim Lumin”, ku aktorë kosovarë do të lexojnë për herë të parë poezitë ende të pabotuara të regjisorit të ndjerë Bekim Lumi.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të Festivaleve Polip e GRANFest, ku këtë edicion kanë organizuar edhe programin plotësues në Prishtinë, Prizren e Graçanicë, ku do të organizohen orë leximi, ekspozita të novelës grafike e sesione diskutimi mbi letërsinë e krijimtarinë letrare.

Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, vdiq më 30 korrik të vitit 2018 pas një sëmundjeje të rëndë./21Media