“Home Alone” u dha premierë në vitin 1990

“Home Alone” u dha premierë në vitin 1990

Komedia “Home Alone” së shpejti do të rikthehet në version të ri, shkruan rtv21.tv

Kreu i Disney, Bob Iger njoftoi se në mesin e projekteve që do të kthehen në versione të reja në kompaninë Disney është edhe “Home Alone”.
Sipas “Comicbook.com”, “Home Alone” që u dha premierë në vitin 1990 me Kevin McCallister personazhin që u harrua nga familja kur shkuan për pushime të Krishtlindjes, do të rikthehet sërish.

Ky film sipas Bob Igerit,  do të ripërpunohet në një version tjetër për gjeneratat  tjera, e përveç tij  edhe “Night at the Museum” dhe “Diary of a Wimpy Kid”. /21Media