Lajmet e fundit

Page 1 of 47212345...102030...Last »

Jahjaga në Vjenë: Mbështetje e vazhdueshme e Austrisë për Kosovën

Jahjaga në Vjenë: Mbështetje e vazhdueshme e Austrisë për Kosovën

Vjenë, 19 qershor 2013 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u prit sot në Vjenë nga kryetarja e Parlamentit Kombëtar të Austrisë, zonja Barbara Prammer, me përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Parlamentin e Austrisë. Presidentja Jahjaga shprehu falënderimin e saj për përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Austrisë i ka dhënë Kosovës dhe për angazhimin në mbështetje të proceseve demokratike…

Hoxhaj: Bonino, përkrahëse e lirisë dhe e shtetit të Kosovës

Hoxhaj: Bonino, përkrahëse e lirisë dhe e shtetit të Kosovës

Prishtinë, 19 qershor 2013 Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Emma Bonino, e cila ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë. Pas takimit, dy ministrat kanë mbajtur një konferencë për medie, me ç’rast është vlerësuar lartë progresi që ka arritur Kosova kohëve të fundit dhe…

Lulzim Peci jep dorëheqje

Lulzim Peci jep dorëheqje

Prishtinë, 19 qershor 2013 Lulzim Peci, i emruar para ca ditëve si zyrtar ndërlidhës i Kosovës në Beograd, i ka dërguar një letër Presidentës së vendit, Atifete Jahjaga. Në letër shkruan: “E nderuara Shkëlqesia e Juaj, znj. Presidente, Më lejoni të ju njoftoj se po jap dorëheqje të parevokueshme nga Shërbimi Diplomatik i Republikës së Kosovës. Arsye e dorëheqjes time është mospajtimi dhe kritika…

Thaçi: “Mund ta grisni një copë letër por jo të ardhmen evropiane”

Thaçi: “Mund ta grisni një copë letër por jo të ardhmen evropiane”

Hill: I bindur për të ardhme evropiane të Kosovës Prishtinë, 19 qershor 2013 Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj protestës simbolike të mbrëmshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët në shumicën e qyteteve të Kosovës kanë djegur marrëveshjen Kosovë-Serbi. Ai ka deklaruar se dikush mund ta grisë një copë letër por askush nuk mund ta gris të ardhmen evropiane të…

Obama dhe Merkel diskutuan për çështjet globale

Obama dhe Merkel diskutuan për çështjet globale

Berlin, 19 qershor 2013 Marrëveshja për tregti të lirë mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian mund të nxisë hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen ekonomike në të dyja anët e Atlantikut, tha sot në Berlin presidenti i SHBA-së, Barak Obama, pas takimit që pati me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Obama theksoi se të…

Thaçi-Bonino: Marrëveshja me Serbinë, hap historik

Thaçi-Bonino: Marrëveshja me Serbinë, hap historik

Prishtinë,19 qershor 2013 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Emma Bonino. Në takim është biseduar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Italisë dhe për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Hashim Thaçi në takim bëri një…

Thaçi: Hill dhe Petrich – miq të mëdhenj të Kosovës…

Thaçi: Hill dhe Petrich – miq të mëdhenj të Kosovës…

19 qershor 2013 “Ju ndër të parët u njohët nga afër me gjendjen në terren, me djegiet, shkatërrimet, shpërnguljet dhe krimet e policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve të Serbisë së Millosheviqit. Ju ndër të parët njohët nga afër rrethanat, idetë, disponimin dhe prirjet e politikës kosovare në vitet 1998, 1999. Eshtë meritë e juaja formësimi i idesë së bashkimit të…

Me protesta të heshtura kundër Erdoanit

Me protesta të heshtura kundër Erdoanit

Stamboll, 19 qershor 2013 Policia turke është përleshur sot shkurtimisht me disa grupe të protestuesve anti-qeveritar në dy qytete turke, pasi që protestuesit i janë kthyer protestës së heshtur, si një formë e re e përballjes së tyre me forcat e rendit. Raportet e vetme për përleshje mes protestuesve dhe policisë ishin ato nga Ankaraja dhe…

Prezantohet draft Strategjia për Integrim Evropian

Prezantohet draft Strategjia për Integrim Evropian

19 qershor 2013 Qeveria e Kosovës harton edhe një dokument për integrim evropian, siç është draft Strategjia Nacionale për Integrim Evropian “Kosova 2020″. Zyrtarët vendor si dhe ata ndërkombëtar kanë vlerësuar këtë dokument si mjaft të rëndësishëm për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Kjo strategji është prezantuar në takimin e Task Forcës për Integrim Evropian. E në këtë dokument pritet…

Hill dhe Petritsch nderohen me çmimin “Dr. Honoris Causa”

Hill dhe Petritsch nderohen me çmimin “Dr. Honoris Causa”

19 qershor 2013 Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, u ka ndarë titullin “Dr. Honoris Causa” ambasadorëve Christopher Hill dhe Eolfgang Petritsch, për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës. Rektori Ibrahim Gashi ka thënë se ambasadorët e respektuar, Hill dhe Petritsch po nderohen për shkak të angazhimit të tyre politik dhe diplomatik për paqen në kohën kur populli i Kosovës…

Page 1 of 47212345...102030...Last »