​‘Nuset’ e përdhunuara ‘britanike’

brideEmigrantë të panumërt, e shohin Britaninë si tokën e premtuar. Kështu shumë vajza të reja nga vende të ndryshme, bëhen nuse në Britani, edhe për burra shumë më të moshuar.
Një 26 vjeçare pakistaneze, tregon rrëfimin e saj për burrin Shabaz.
“Babi dhe gjyshi im janë miq të babait dhe gjyshit të tij. Familjet vijnë nga fshatra të afërta. Në vitin 2010, nëna e Shabaz e thirri babanë tim rreth marrëveshjes së fejesës. Prindërit e tij interesoheshin për mua për shkak të kualifikimeve të kisha, krahasuar me vajzat e tjera”, thotë ajo, duke treguar se kishte përfunduar shkollën për botanik dhe psikologji.
“Prindërit e tij erdhën dhe u vendos. Prindërit e më pyetën dhe unë u thash: Ok. Në ditën tonë të fejesës, në nëntorin e vitit 2011, të pranishëm ishin prindërit e të dyve, por Shabaz, kishte mbetur në Londër për shkak të punëve të tij. Folëm me të në Skype. Ai më pyeti rreth kualifikimit tim dhe familjes dhe se çfarë personi isha”, shpjegon ajo.
500 mysafirë ishin në dasmën e tyre. Menjëherë pas kësaj, Shabaz ishte kthyer në Londër, për të përgatitur letrat e saj të migrimit, të cilat minimum marrin 6 muaj kohë.
Ndërkohë, histori tjetër ka Rani, po ashtu pakistaneze.
“Si vajzë e vogël, kisha ambicie të bëhesha doktoreshë por prindërit e mi donin që të mësoj Kuran. U dërgova në Medresë, që nga mosha 10 vjeçare”, nis tregimin ajo.
“Isha 18 vjeçe kur familja ime vizitoj familjen e një burri. Ai gjithashtu soli disa njerëz nga Britania e Madhe. Ata erdhën në Pakistan, me qëllimin për të gjetur një nuse për djalin e tyre. Vizitorët më pyetën rreth familjes dhe jetës sime. Nuk e dija arsyn, por së shpejti mësova se ata menjëherë pyetën rreth martesës sime me djalin e tyre”, shpjegon ajo.
Takimi mes tyre, ishte aranzhuar nga familja e Rani dhe vizitorët.
“Vjehrri im i ardhshëm më tha: Ne jemi familje religjioze dhe po kërkojmë një vajzë të tillë”, tregon ajo, derisa familja e saj kishin kërkuar të flisnin me djalin.
“Burri im i ardhshëm ishte në Pakistan gjithashtu, por vjehrri im i ardhshëm, arsyetoi mungesën e tij, duke thënë se nuk flet Punjabi ose Urdu, dhe se kishte problem t’i përshtatej motit.
“Familja ime pranoi arsyetimin dhe marrëveshja u arrit Vjehrra ime donte që gjërat të kryheshin shpejt dhe kërkonte që unë të martohesha brenda javës”, thotë ajo.
Për herë të parë, Rani e pa burrin e saj në vitin 2001, në ceremoninë e tyre të martesës.
“Isha e lumtur dhe e frikësuar. Kur ne ishim më në fund së bashku, vjehrra ime më tha t;i them ‘selamë’ atij, derisa ai vetëm e lëvizi kokën e tij”, tregon ajo.
Deri atëherë ajo nuk kishte dyshuar në asgjë. Por gjërat ndryshuan kur mbërriti në aeroport në Manchester, dhe takoi burrin dhe vjehrrin e saj.
Ajo tregon se ishte munduar të përshtatej në familjen e re, duke kryer punët e shtëpisë dhe duke mësuar për fenë, por se gjithmonë burri i saj, i ishte shmangur.
Ajo kishte filluar të ndihej e abuzuar mendërisht nga vjehrra, vjehrri dhe burri. Turpëruar për t’i treguar familjes së saj, ajo u mbyll në vetvete.
Më e leqe nga të gjitha, vjehrri i saj kishte filluar t’i binte në qafë.
“Ai më pyeste rreth jetës sime seksuale dhe më shikonte në një mënyrë tjetër, dhe jo si bijën e tij. Një ditë kur isha e sëmurë në shtrat, ai erdhi dhe më kapi gjoksin. Ai donte të më puthte dhe unë nuk doja. Më tha se nëse djali i tij nuk do të më linte shtatzënë, do ta bënte ai”, tregon ajo.
Rani thotë se maltretimi i saj kulmoi, kur vjehrri e përdhunoi atë në Medresë, kur ajo ishte katër muajsh shtatzënë me burrin e saj.
“Nuk mund të bëja asgjë. Bota ishte jashtë dhe unë nuk isha pjesë e saj. Pasi u përdhunova, i tregova kunatës, (gruas së vëllait të burrit), dhe ajo më tha, që ta mbyllja gojën sepse askush nuk do të më besonte.
Në vitin 2007, Rani pasi jetoj si e burgosur për shtatë vjet, mori dy fëmijët dhe u largua nga shtëpia e burrit.
Ajo lutet, që vajza e saj, të gjejë lumturinë që ajo nuk e kishte.
Por siç shkruan “Daily Mail”, ky nuk është, rasti i vetëm, pasi raste të tilla ka me mijëra./kp/

Komentoni artikullin