Horoskopi javor

Dashi(21/3 – 20/4)

Shmanguni nga debatet e kota, sepse përfundimin e tyre nuk mund ta parashikojmë. Përqendrohuni te puna apo shkolla, në mënyrë që të bëni diçka të vlefshme me jetën tuaj.

Demi(21/4 – 20/5)

Jini më i hapur ndaj ideve dhe eksperiencave të reja të cilat mund të sjellin variacion në jetën tuaj. Pak ndryshim nuk ju bën keq, edhe në ambientin ku jetoni.

Binjakët(21/5 – 21/6 )

Do të ballafaqoheni me disa probleme të cilat do t’ju bëjnë të reflektoni më shumë për jetën. Duhet të filloni t’i shikoni gjërat me një sy tjetër, me një sens optimizmit dhe realizmi në të njëjtën kohë.

Gaforrja (22/6 – 22/7 )

Bëni kujdes me shpenzimet, sepse rrezikoni të kaloni masën. Kujdes edhe me borxhet, sepse mund t’ju mblidhen dhe nuk do të dini si t’i paguani. Tregoni kujdes në çdo hap që hidhni.

Luani (27/7 – 23/8)

Jeni një luan i vërtetë në çdo veprim që bëni. Por deliri i madhështisë mund t’ju dëmtojnë shumë. Tregohuni më i kujdesshëm dhe më i matur, sepse krenaria e tepërt është e dëmshme.

Virgjëresha(24/8 – 22/9)

Me optimizëm do të arrini të kaloni pengesat që ju dalin gjatë rrugës. Jeni tip i qetë, ndaj dhe kjo do të vlerësohet shumë në rrethin shoqëror. Një person i afërt me ju mund të ketë nevojë për një këshillë nga ju, nga e cila do të mësoni edhe ju vetë.

Peshorja(23/9 – 22/10)

Po i jepni më shumë rëndësi nga ç’duhet disa çështjeve jo fort thelbësore. Kjo do t’ju bëjë të largoni vëmendjen nga ajo që është substanciale dhe e rëndësishme për jetën tuaj, familja.

Akrepi(23/10 – 22/11)

Yjet ju favorizojnë që të realizoni një marrëdhënie të re, e cila mund të shndërrohet në një lidhje të fortë dashurie. Keni premisa për të qenë në çdo moment i shoqëruar, gjë që për shumë njerëz është një plus i madh, por për ju pa bezdisës.

Shigjetari(23/11 – 21/12)

Keni shpenzuar shumë kohët e fundit, dhe kjo ju bën të ndiheni në faj. Por të shpenzuarit është hobi juaj më i madh dhe njerëzit që ju rrethojnë e dinë shumë mirë këtë detaj. Prandaj mos ndryshoni natyrën tuaj.

Bricjapi(22/12 – 20/1)

Jeni optimiste se diçka e mirë do të ndodhë në jetën tuaj. Nuk jeni gabuar, sepse kjo parandjenjë do të realizohet shumë shpejt. Mund t’ju vijë një ofertë për punë, ose universitet.

Ujori(21/1 – 20/2)

Në lojë keni dëshirë që gjithmonë të jeni ju fitues. Por kjo nuk është shumë gjë e mirë, sepse duhet të mësoheni edhe me humbjen. Bëni kujdes, sepse mund të ndjeheni i zhgënjyer në të ardhmen.

Peshqit (21/2 – 20/3 )

Për disa ditë, do të ndjeni shumë pranë anëtarët e familjes, por do t’ju mungojë një person i zemrës. Shijoni çdo moment me të familjarët, sepse do të fitoni energji të reja për t’u përballur me muajt në vazhdim.

1 Comment

  1. jeni radio numer 1 ne kosove por edhe ne bote vetem vazhdoni se vertet na beni me u disponu .komplimente

Komentoni artikullin