Problemet me stomakun, kurat më të efektshme

Pelini (Artemisia absinthium) që nga kohët e lashta njihet për efektin e tij shërues. E kanë përdorur egjiptianët e vjetër dhe romakët, të cilët ushtarin më të mirë e kishin shpërblyer me një pije të bërë nga pelini, duke besuar se në atë mënyrë ata do të ruanin shëndetin e tyre. Pelini ka një shije të hidhur, por që ka efekt shumë shërues
Pelini (Artemisia absinthium) që nga kohët e lashta njihet për efektin e tij shërues. E kanë përdorur egjiptianët e vjetër dhe romakët, të cilët ushtarin më të mirë e kishin shpërblyer me një pije të bërë nga pelini, duke besuar se në atë mënyrë ata do të ruanin shëndetin e tyre. Pelini ka një shije të hidhur, por që ka efekt shumë shërues. Kjo bimë rritet deri në 1.2 m gjatësi. E karakterizon shija aromatike dhe shija e hidhur. Përbërësit e tij shërues rrjedhin prej vajit eterik, që përbëhet prej 50 substancave të ndryshme.

Çfarë shëron?

Pelini është ilaç i shkëlqyeshëm natyror që pastron gjakun dhe forcon lukthin. Përdoret kundër sëmundjeve të lukthit, tretjes së dobët të ushqimit, mundimit, mungesës së oreksit, sëmundjeve të mëlçisë, veshkave, verdhëzës, sëmundjeve të ujit…etj. Përbërësit shërues të kësaj bime ndikojnë edhe në punën e organizmit në përgjithësi, duke shëruar edhe burimin e shumë sëmundjeve. Rregullon dhe balancon funksionin e organeve që shkaktojnë çrregullime të ndryshme, siç janë pengesat psikike, mbipesha, që të gjitha këto që shkaktohen nga puna jo e rregullt e mëlçisë, lukthit.

Receta të vërtetuara

Për oreks më të mirë:

Në 2 dl ujë të zier vendosni gjysmë luge me gjethe të thara me pelin, e lini të qëndrojë rreth dhjetë sekonda, e më pas vazhdoni ta pini. Një çaj si ky ka ngjyrë të ndritur, nuk është aq i hidhur dhe duhet konsumuar gjatë gjithë ditës nga pak. Nëse përsëri çaji është i hidhur, shtoni disa gjethe të çajit tjetër.

Tinkturë për masazh:

Tinktura është e përdorshme për përdorim të jashtëm, më saktësisht për masazhimin e vendeve ku ndjejmë dhembje. Në 2 dl raki (45%) shtoni 10 g gjethe të pelinit dhe e lini të qëndrojë për dhjetë ditë./ZP/

Komentoni artikullin