Aksident tragjik në Pejë, 4 të vdekur

Pejë, 13 gusht 2011 (19.30)
Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 18.00 të ditës së shtunë në rrugën Prishtinë-Pejë, në hyrje të Pejës.
Aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë tejet të madhe të dy veturave të përfshira në akident, ku dy pasagjerë kishin ndërruar jetë menjëherë, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në gjendje kritike, të cilët pas pak kohe kanë ndërruar jetë.
Zëvendëskomandanti i komunikacionit në policinë e Pejës, Agim Pantina i cili gjendej në vendin e ngjarjes, tha se rezultat i aksidentit është shpejtësia e madhe.
“Pas marrjes së informatës në vend ngjarje kanë dalë zjarrfikësit, policia e komunikacionit rrugor patrulla e njësisë speciale, po shihet se dëmet e këtij aksidenti janë shumë të mëdha”, tha Pantina.
Pantina porositi të gjithë ngasësit që të kenë kujdes të madh në ngasje. “Është një fluks i madh i bashkatdhetarëve, numër i madh i automjeteve dhe ngasja po bëhet në mënyrë të pakontrolluar, andaj bëj apel tek qytetarët që të kenë kujdes të madh gjatë ngasjes”, porositi Pantina./kosovapress/

11 Comments

  1. halil berisha

    allahu ngjenet

  2. Flamur Bajraktari

    Ky lajm me tronditi shum, dhe me len me nje deshir qe ta kisha takuar edhe nje her Taulantin para qe ndrroj jete. Ngushllime te thella. Ishalla per Xhenet.

  3. BERAT OSMANOLLAJ

    me vjen shum keq
    ngushllimet e mija

  4. Selam alekum
    ngushlime nga zemra ishalla allahu ne xhenet
    gushllimje the famijles tinve shok the shqoeri ishalla nat dujah XHENITIN ja baft
    (ALEKUM SELAM

  5. alfredi selimi

    ngushllime familes e te nderve .ishalla per XHENET

  6. patriot berisha

    ngushllime te sinqerta per familjen berisha eshte nje gje shume e rende per te gjithe shqiptaret kudo qe jan se te gjith jemi nje gjak te gjith jemi vllezer dhe shume jam prekur me kete lajme te hidhur zoti i shperbleft ne xhenet?

  7. Naser Grezda

    Ishalla en gjenet…

  8. mevlan tarashaj

    allahu ne xhenet ishalla,po le te marrin mend tash keta te ri qe po e ngasin veturen aq shpej sa qe i mrrin ne qaf edhe palen tjeter ne komunikacion ,

Komentoni artikullin