Vdiq Prof.Dr. Mehdi Gjakova

Pejë, 16 shtator 2011 ( 10.10)
Sot, pas një sëmundje të rëndë, në Tiranë vdiq në moshën 68 vjeçare Prof.Dr. Mehdi Gjakova.
Mehdiu ishte ndër mësimdhënësit e parë në Shkollën Ekonomiko Komerciale në Pejë e më vonë në Fakultetin e Biznesit. Mehdiu tërë jetën ia kushtoi ngritjes së gjeneratave nga lëmi i ekonomisë.
Varrimi i të ndjerit u bë sot pasdite në varrezat e Pejës. Familjes Gjakova telegram ngushëllimi i ka dërguar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaqi.

2 Comments

  1. Mevlyde Begolli

    Ngushllime familjes Gjakova

Komentoni artikullin