Miratohen 3 projekte për komunën e Ferizajt

3 projekte kanë marrë dritën e gjelbërt për implementim në Ferizaj

Në Ministrinë e Financave u mbajt sot takimi i radhës i Komitetit të Partneritetit Publiko Privat (KPPP) i udhëhequr nga ministri në largim i Financave Avdullah Hoti, ku diskutuan dhe u aprovuan 3 projekte për komunën e Ferizajt.

Anëtarët e Komitetit të PPP-së aprovuan Projekt propozimin e Partneritetit Publiko Privat “Sigurimi i shkollave fillore dhe të mesme në Ferizaj”, për Projekt propozimin e Partneritetit Publiko Privat “Parkingu nëntokësorë P2 në Ferizaj në afërsi të Spitalit të qytetit”, si dhe Projekt propozimin e Partneritetit Publiko Privat “ ndërtimi i parkingut P3” në Ferizaj, në afërsi të Stacionit të Policisë./21Media

Back to top button