Mutacioni gjenetik, shkaktar i kancerit

Paris, tetor 2011
Një grup i shkencëtarëve francezë ka zbuluar mutacionin gjenetik, i cili sjell deri te predispozitat e përbashkëta për krijimin e kancerit të lëkurës dhe veshkave, njoftojnë mediat franceze.
Bëhet fjalë për mutacionin, i cili sjell deri te shtimi i aktiviteteve të gjenit MITF dhe pesëfishon rrezikun nga paraqitja e melanomës, kancerit të veshkave, ose të të dyja sëmundjeve.
Mutacioni, siç kanë thënë shkencëtarët, rezultatet e të cilëve janë publikuar në revistën shkencore “Nature”, është zbuluar te 8 për qind e personave që vuajnë njëkohësisht nga sëmundja e kancerit të lëkurës dhe veshkave.
Zbulimi mund të rezultojë me zhvillimin e testit, i cili do të mundësojë shtimin e kontrollit të personave të ekspozuar nga rreziku i këtyre sëmundjeve.
Kanceri njihet si rritje e pakontrolluar e qelizave që prodhojnë një tumor ose neoplazmë. Qelizat e kancerizuara humbasin specializimin e indit që i përkasin dhe nuk i përgjigjen mekanizmave të kontrollit që normalisht e kufizojnë ndaljen e qelizave./kp/

Komentoni artikullin