Gjenden gjurmë uji në Mars?

Pasadena, Dhjetor 2011  
Roboti i agjencisë amerikane për hapësirë NASA, i cili është duke gjurmuar për faktet rreth ekzistencës së ujit në Mars, ka gjetur fakte për ekzistimin e tij- gjurmë të gjipsit dhe mineraleve, të cilat formohen kur uji kalon nën guri.
“Oportunity” dhe “Spirit” kanë arritur në anë të ndryshme të Marsit në janar të vitit 2004 dhe gjatë këtij viti me ndihmën e fluturakes kozmike kanë gjetur fakte se planeti i kuq nuk ka gjithmonë i ftohtë dhe i thatë sikur sot.
Fakti më bindës, i cili javën e kaluar është bërë i ditur në konferencën në San Francisko, është një pjesë e vogël e gjurmëve të gjipsit që është gjetur në shkëmbinjtë përgjatë kraterit “Endevor”, njoftojnë të premten mediat e huaja.
Të dy robotët më herët kanë gjetur fakte për mineralet, të cilat krijohen në ujë, por këto fakte ishin “përzier” me materiale tjera dhe nuk mund të sigurohet se dikur në Mars ka pasur ujë.
Për dallim prej tyre, gjipsi i gjetur brenda shkëmbit dëshmon se ai është krijuar aty.
“Uji ka kaluar nëpër shkëmb. Gjipsi është rezultat i ujit. Fund i rrëfimit”, ka thënë shefi i misionit, Stiv Skuajers.
Uji është element kyç për krijimin e jetës dhe shkencëtarët amerikanë tash planifikojnë mision të ri, i cili do të kërkojë edhe përbërës tjerë, përveç ujit, të domosdoshëm për jetë.

Komentoni artikullin