Ish kryeministri islandez përballet me drejtësinë
Rejkjavik, 05 mars 2012(12.30)
Ka nisur procesi gjyqëosr ndaj ish kryeministrit të Islandës Geir Harde nën akuzat për neglizhencë ndaj krizës financiare të 2008-ës, që çoi në shkatërrimin e ekonomisë së vendit.Tri bankat kryesore të vendit patën pësuar kolaps brenda javës së krizës, duke e hedhur vendin në recesion të thellë. Harde i ka mohuar akuzat duke i quajtur ato si përndjekje politike.
Ai e ka udhëhequr Islandën që nga mesi i vitit 2006 deri në fillim të 2009-ës, derisa koalicioni i tij u rrëzua pas protestave publike për shkak të krizës.
Harde është paraqitur të hënën në një gjykatë speciale në Rekjavik, që është themeluar për të gjykuar ish ministrat dhe ministrat aktualë.












.
.