Ministri Makolli në Austri

Linc(Austri), 24 mars 2012
Ministri i Ministrisë së Diasporës z. Ibrahim Makolli, me ftesën e zv/kryetarit të Lincit, z. Luger vizitoi komunën e këtij qyteti, njëri ndër më të mëdhatë në Austri.
Ministri Makolli u interesua për bashkatdhetarët e shumtë që jetojnë dhe punojnë në këtë komunë mjaft të zhvilluar ekonomikisht. Ai tha se Ministria e Diasporës ka plane dhe projekte që do t’i realizojë në të mirë të zhvillimit kulturor dhe të ruajtjes së identitetit si dhe të ndihmoj drejtpërdrejt me këto programe për integrimin e tyre në jetën ekonomike, kulturore e sociale në Linc, kur dihet se një numër jo i vogël nga bashkatdhetarët tashmë janë edhe në strukturat ekonomike, në sistemim e edukimit dhe rrjetet sociale të shoqërisë austriake si qytetarë që punojnë dhe kontribuojnë devotshëm.

Komentoni artikullin