Kambovski: Nëse kërkohet, do të shqyrtojmë Enciklopedinë

Shkup, 28 mars 2012
Enciklopedia do të shqyrtohet në marrëveshje me akademikët shqiptarë, nëse kjo kërkohet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, ka bërë të ditur sot kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, akademik Vllado Kambovski.
Ai ka konfirmuar se do të formohet Këshilli i akademikëve nga Maqedonia dhe Shqipëria për të biseduar në aspektin shkencor lidhur me shumë problematika, përfshi këtu dhe enciklopedinë.
“Pesë anëtarë të Maqedonisë dhe pesë anëtarë të Shqipërisë do të përbëjnë Këshillin për bashkëpunimin e ndërsjellë. Ai Këshill do të ketë takimin e parë në qershor, ku do të duhet të diskutojë për shumë çështje. Nëse aty hapen çështjet në lidhje me përmbajtjen e disa pjesëve të caktuara të Enciklopedisë, do të bisedojmë për to”, ka deklaruar Kambovski./zh/

Komentoni artikullin