Si të ulësh yndyrnat në gjak

Yndyrat në gjak shkaktohen nga shumë faktorë, por kryesore është kequshqyerja. Në qoftë se një organizëm funksionon në rregull, ai është i aftë të marrë lëndët ushqyese që i nevojiten dhe të nxjerrë jashtë ato që nuk duhen. Për këtë njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për ushqimet që konsumojnë dhe antibiotikët që marrin. Gjithmonë pas një ushqimi të keq ose të rëndë, siç janë ato të fast-food-eve, çdo njeri duhet të pijë një çaj jeshil për të ndihmuar tretjen e ushqimit. Hapi i parë që duhet të bëjë çdo individ, jo vetëm ata me yndyrë të lartë në gjak, është të marrin fermente laktike pas ushqimit, të cilat populli ynë nuk i njeh aspak. Këto fermente rrisin aktivitetin e florës bakteriale. Në momentin që shkatërrohet flora bakteriale të gjitha ushqimet që konsumon një njeri depozitohen në organizëm. Dietat që përdorin vajzat e reja e shkatërrojnë florën bakteriale. Pas këtyre dietave dhe përdorimit të antibiotikëve është shumë e nevojshme marrja e fermenteve laktike për të pasuruar florën bakteriale.

Yndyrat

Yndyra është një lëndë ushqyese që përmban shumë energji. Në 100 gramë yndyrë ka dyfish më shumë energji sesa në 100 gramë karbohidrate. Kjo do të thotë që njerëzit duhet të bëjnë kujdes që të mos të konsumojnë shumë yndyra, sepse njeriu grumbullon shpjet shumë energji dhe prandaj rrezikon të bëhet i shëndoshë. Mund të jetë e vështirë për të parë sa yndyrë ka në një ushqim, vetëm kur ka gjalpë, vaj ose margarinë, që janë yndyra. Prandaj, në disa ushqime flitet për dhjamë të fshehur, që është ai dhjamë që nuk mund të shihet direkt me sy. Për shembull, është e vështirë të shikohet se sa dhjamë ka te djathi, që mund të përmbaj nga 10 për qind deri në 80 për qind yndyrë. Për këtë arsye është mirë që të lexohet përbërja e produktit për ta parë se sa yndyrë ka në produktin ushqyes përkatës. Ushqimi i përpunuar industrial nuk është më i keq se ushqimi i gatuar në shtëpi, por duhet pasur parasysh që dhjami është më i lirë se mishi dhe prandaj për prodhuesit është me interes që të shkëmbejnë pjesë të mishit me dhjamë. Nuk është shumë e shëndetshme që të hash shumë yndyrë. Midis të tjerave, konsumimi i ushqimeve me yndyrë është shumë i pashëndetshëm për enët e gjakut në trup, sepse yndyra mund të grumbullohet në muret e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë rritet rreziku për bllokimin e tyre, prej të cilave njeriu mund të vdesë. Ndër të tjera, sasia e madhe e yndyrës në ushqim bën që njeriu të peshojë shumë. Njeriu është në mbipeshë kur merr më shumë energji se sa ka nevojë, sepse trupi e grumbullon këtë energji shtesë në formë dhjami rreth barkut ose në vende të tjera të trupit.

Pasojat

Yndyrat në gjak shkaktojnë probleme serioze për shëndetin, siç janë: vdekjet nga zemra, sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut, sëmundjet kardiovaskulare, funksionim jo të mirë të trurit, harresë, pagjumësi. Sëmundjet kardiovaskulare janë rrezik real për jetën e çdo njeriu. Këto sëmundje përbëjnë edhe sot shkakun kryesor të vdekjeve në botë, ku një përqindje e lartë e popullsisë ka gjetur vdekjen nga sëmundjet kardiovaskulare. Një sëmundje kardiovaskulare është arterioskleroza, që është grumbullimi i lëndëve të yndyrshme (sidomos kolesterolit) në poret e brendshme të arterieve. Shumë faktorë për shfaqjen e këtyre sëmundjeve janë të lidhura me mënyrën e jetesës, pirjen e duhanit, hipertensionin, diabetin, mbipeshën si dhe mungesën e aktivitetit fizik. Por, një përgjegjësi e madhe për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare i përket kolesterolit dhe trigliceridit të lartë në gjak. Përsa i përket konsumimit të ushqimeve nuk rekomandohet asnjë recetë fikse që eliminon përdorimin e shumë ushqimeve, pasi e rëndësishme është që të jesh i shëndetshëm duke ngrënë çfarë të hahet. Por, pas çdo ngrënieje, duhet të përdoret çaji jeshil, fermente laktike, fruta, por jo me tepri, si dhe të eliminohet vaji i peshkut dhe përdorimi i limonit. Limoni nuk ndikon aspak në tretjen e yndyrave, siç pretendojnë shumë njerëz. Pas ngrënies së limonit shkaktohet një reaksion në stomak, i cili e depoziton limonin në dhjamë e yndyrë. Përdorimi i sojës dhe vajit të peshkut me kombinim omega 3 dhe 6 (omega 6 ndikon në tretjen e yndyrave) është efektive për tretjen e yndyrave./B/

Komentoni artikullin