Basketbolli(në RTV21): Sigal Prishtina- Trepça (19.15)

Prishtinë, 7 prill 2012
Kryendeshja e këtij sezoni në BKT Superliga e Kosovës në basketboll e që do tab transmetyojë drejtpërdrejt RTV21, do të luhet sonte në mbrëmje(19.15), në mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Sigal Prishtina dhe Trepça, do të takohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportve, në kuadër të xhiros se 25-të. Kjo përballje pritet të jetë sfida më e fortë në këtë edicion të garave, për faktin se nga ky takim do të vendoset edhe skuadra lidere në renditjen tabelore, e që është një përparësia e madh për garat e “play-off-it”. Duelet në mes “bardh-e-kaltërve” dhe ‘xehetarëve”, gjithnjë janë përshkruar më një rivalitet të theksuar, e një ndeshje e fortë dhe më një rivalet edhe më theksuar pritet të zhvillohet edhe në sfidën e radhës, sepse për të dy skuadrat fitoja është imperativ i vetëm në këtë ballafaqim. Ndërkohë të dielën Drita do të jetë nikoqir i Bashkimit, kjo e fundit llogaritët favorit, sepse ka skuadër më kualitative. Gjithashtu të dielën do të përballen edhe Kosova-Kolegji Univers.

1 Comment

  1. Valon Peci

    Ku mundem me e pa live se jam ne pune? Permes ndonjeweb faqeje mendoj.

Komentoni artikullin