Rihanna shtatzënë me fëmijën e parë

rihanaLos Angeles, prill 2013
Rihanna raportohet se është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin Chris Brown.Spekulimet lidhur me këtë çështje filluan pasi super ylli u detyrua të anulojë disa data të turneut të saj botëror “Diamonds” këtë javë, nën arsyetimin se ishte e sëmurë.25 vjeçarja është parë të bëjë disa vizita të njëpasnjëshme te doktori në Los Angeles, veshur me rroba të “gjera” të “përshtatshme”.Nëse këngëtarja vërtetë është shtatzënë kjo nuk do t’i befasojë shumë fansat e saj.Kjo për faktin se ajo kishte thënë më parë më magazinën “Elle” se “në pesë vjet ajo dhe Chris do të kishin fëmijë”.Lajmi për një shtatzëni të mundshme të saj është mohuar nga disa të afërm të Rih, sipas të cilëve ajo thjeshtë është e sëmurë dhe se “nuk është shtatzënë”./kp/

Komentoni artikullin