Beograd: Kisha Ortodokse e kundërshton marrëveshjen

irinejBeograd, 22 prill 2013
Kisha Ortodokse Serbe e ka akuzuar sot qeverinë e Serbisë për dorëzimin e Kosovës në këmbim për bisedime për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Lideri i kësaj kishe, patriarku Irinej, tha se “kjo duket se shënon dorëzim të pastër, të territorit tonë më të rëndësishëm në kuptimin shpirtëror dhe historik”.
Mëtutje, ai ka kërkuar që Kuvendi i Serbisë dhe presidenti ta kthejnë marrëveshjen me Kosovën, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Çmimi i hyrjes eventuale në BE do të jetë njohja formale e Serbisë për Kosovën e pavarur”, tha Irinej./kp/

Komentoni artikullin