Kjo është femra më seksi në planet

mila kunisLos Angeles, 02 Maj 2013
Gwyneth mund të jetë femra më e bukur, por ajo nuk duket se është femra më seksi në botë.
Sipas magazinës “FHM” Mila Kunis është votuar si femra më seksi në tokë.
Aktorja e cila është në lidhje me Ashton Kutcher, ka lënë pas 99 femra të tjera nga e mbarë bota në sondazhin e bërë në muajin prill.
Vitin e kaluar, 29 vjeçarja ishte votuar në vendin e 14, por pas roleve në, “Ted”, “Oz: The Great And Powerful” dhe “Friends With Benefits”, nuk befason ngritja e saj në vendin e parë.
“Populli ka folur dhe verdikti është se ajo zyrtarisht është femër perfekte”, ka thënë editori i “FHM 100 Sexiest” Dan Jude./kp/
Ja lista e 10 femrave të votuara si më seksi në botë.

1. Mila Kunis, aktore

2. Rihanna, këngëtare

3. Helen Flanagan, aktore

4. Michelle Keegan, aktore

5. Kelly Brook, modele

6. Kaley Cuoco, aktore

7. Pixie Lott, këngëtare

8. Kate Upton, modele

9. Cheryl Cole, këngëtare

10. Georgia Salpa, modele

 

Komentoni artikullin