21 Popullore

Është kanal muzikor i RTV21 që transmeton muzikë popullore, 24 orë. Ka shikueshmëri të madhe dhe është i pasur me programet të shumta muzikore që janë prodhim kryesisht i RTV21 , por sjell edhe përmbajtje muzikore, nga festivale e spektakle të shumta si edhe video klipe muzikore të këtij zhanri muzikor.

Ky televizion muzikor ka karakter zbavitës por edhe një mision shumë fisnik: rruajtjen dhe afirmimin e vlerave muzikore popullore, në të gjitha gjinitë e sajë.

Shikuesit me këtë kanal muzikor kanë mundësi pa shkëputje, 24 orë, të kënaqen me këngët dhe realizimet më të bukura të fondit jashtëzakonisht të pasur të redaksisë së muzikës të RTV 21. Në TV 21 POPULLORE emetohen këngë e këngëtarë të përzgjedhur për shijen e të gjithë brezave dhe shtresave të shikuesve: grupe e orkestra muzikore popullore nga gjithë hapësirat shqiptare, të cilat kultivojnë: këngë folklorike, këngë popullore burimore, të krahinave shqiptare , por edhe këngë popullore të përpunuara apo nga festivalet e këngës popullore më të re. Hapësirë të madhe kanë dhe këngët e video-klipet e këngëtarëve e grupeve muzikore të muzikës së vjetër qytetare, si edhe muzikës pop-folk, të produksioneve më të njohura muzikore shqiptare.

Komentoni artikullin