BON-BON

“ BON- BON “ e hënë- e premte, në orën 14:05 – 16:00

Emisioni “ Bon – Bon “, është një magazinë e pasur, me tema aktuale shoqërore dhe kulturore, që emetohet nga e hëna deri të premten, live, nga studio 2 e RTV21 ,prej orës 14:05 deri në orën 16:00. Ky emision sjell informacione, kronika, reportazhe, por edhe biseda në studio për tema të ndryshme, me mysafirë të shumtë. E hëna në “Bon-Bon” veçohet me informacione për tema e ngjarje nga kultura dhe mysafirë nga sfera të ndryshme të shoqërisë. E marta, përveç ngjarjeve kulturore aktuale sjell edhe rubrikën “ My Look “, që përbën këshilla të ndryshme që të dukemi bukur. Njëherazi në këtë ditë në “ Bon – Bon ” i kushtohet hapësirë e veçantë edhe mysafirëve të ftuar. E mërkura në “ Bon – Bon “ vjen me informacioneve të shumta për shikuesit, lidhur me ngjarjet aktuale kulturore,me të rejat nga vendi dhe bota . Zhvillohet edhe bisedë më të ftuarit në studio. Vlen të theksohet se të mërkurave në “ Bon – Bon ” emetohet edhe rubrika “A e dini se…? ”, ku trajtohen fakte, që shikuesit mund mos t’i kenë ditur . Ndërsa, e enjtja në “Bon – Bon “ sjell rubrikën ” 21 fotografi”. Kjo rubrikë shpalos 21 foto nga autor të ndryshëm . Po ashtu, zhvillohen biseda në studio me mysafirë për tema aktuale kulturore,e pasojnë kronika nga kultura dhe materiale të tjera interesante për ngjarje nga bota e show bizi-t ndërkombëtar. Programi pasurohet edhe me rubrikën argëtuese “ Top 10”, e cila shoqërohet me thashethemet që qarkullojnë për fytyra të njohura publike. E premtja në “ Bon- Bon “ sjell mysafirë në studio, që flasin për tema e ngjarje nga kultura , pason rubrika “ Fama “, që pasqyron pjesë nga biografia e personave të famshëm tek ne dhe në botë. Gjatë programit “Bon- Bon “, nga e hëna në të premten, gjithmonë gjendet hapësirë edhe për çaste muzikore, për këngë e hite që pëlqehen nga audienca.

 

19 Comments

  1. Komplimente,do doja ta kem videon e ekspozites se riciklomit me daten 15 prill…??A muj me pa dikun dhe qysh duhet :)

  2. fansa e Genta ismaili

    Ju lutem   kenget e Genta Ismailit ti transmetoni sa me shum …..

  3. Me fal e ngaterrova daten. 19.05.2011 na qenka sot. Kerkoj ndjes.

  4. radoj tilivizjonii 21 jeni shum shum te fort…………

  5. fanse e justin bieber

    a ban me qit ma shpesh justin bieber ne tv.

  6. Gent Saliu

    shum flm per aprovimin e kerkesave tona ;)

  7. besii

    Kisha deshte me dit se ku mund ti dergoj 21 fotografi emailin apo ku duhet ju kisha lut mem informu ne imell adress

  8. jU lUTEMI aMUNDENI Me QIT SHPESH jUSTIN bIEBER<3

  9. Ju lutem Kenget Seldit dhe ronela hajatit

  10. ne tel 038 55 00 88(rtv21)

  11. kontaktoni ne tel 038 55 00 88 (rtv21)
    ju falenderojme per bashkepunimin!

  12. kam deshir te shoh pamjen kur esht martuar gazetarja juaj merita sekiraqa

  13. cdo informacion ne tel 038 55 00 88 (rtv21)
    flm për bashkëpunimin!

  14. cdo informacion ne tel 038 55 00 88 (rtv21)

  15. çdo informacion në tel 038 55 00 88 (rtv21)
    ju falenderojmë për bashkëpunimin!

Komentoni artikullin