Diçka po zihet

“Diçka po Zihet” është emisioni i parë televiziv i prodhuar në Kosovë mbi gatimin. Është ky një show televiziv i cili ka filluar në vitin 2007 dhe në të cilin kanë marr pjesë fytyra të njohura publike duke demonstruar aftësitë e tyre në përgatitje të ushqimeve të ndryshme. Ky show televiziv ka përfunduar deri tani 8 edicione me mbi 136 emisione të realizuara ku kanë defiluar mbi 480 mysafirë.

Një orë e plotë, çdo të diel në orën 11:00, diçka po zihet në tenxhere, por diçka po zihet dhe përzihet edhe në bisedat që zhvillohen gjatë gatimit. Gatuajnë, flasin, qeshin, këndojnë, aktrojnë dhe natyrisht garojnë dy ekipe të cilat në fund shpërblehen me dhurata nga sponsorët tanë kryesorë.

Edicioni i 9-të pos recetës së rregullt të Fikrije Ukelli – Cekës (autores së librit “1000 receta për çdo familje”) përfshinë edhe recetat e kuzhinierëve tanë nga restorantet dhe hotelet e Kosovës, të cilët do të vijnë, t’ua shpjegojnë recetat e tyre mysafirëve të ftuar, të cilët do ti përgatisin ato gjithnjë nën asistencën e kuzhinierëve. Natyrisht do të ketë edhe mysafirë të cilët do ti sjellin dhe do ti përgatisin recetat e veta.

Në piano mysafirët do ti shoqërojë Denik Prizreni i cili do të sjellë në emision edhe këngë nga repertori i tij i gjerë.

Udhëheqëse e show-ut është Xheraldina Vula.

Edicioni i 9-të do të shënojë jubileun e mysafirit të 500-të të show-ut “Diçka Po zihet”.

 

10 Comments

  1. po ju jeni shumë te mir por edhe me gatime edhe receta

  2. fjolla tahiri

    shum  te mir jeni po edhe mat mira jom gjellat qi ju i pregaditni     jeni shum te mir ju dua te gjithve

  3. oo po du me e pa diqka po zihet me 07/08/2011 shum po kam qef me e pa receten e cekes.JU LUTEM.

  4. lejla berisha

    ju lutem dua ta publikoni se nuk mund ta gjej askund receten e dates 22.01.2012 embelren qe e ka pergarit ne form trendafili ju faleminderit nese me ndihmoni

  5. a bon ni recept per embelsir ma te miren

  6. anila

    Shum i mir qai Albi Xhepa o Zottttttttttttttttt 

  7. cod informacion ne tel 038 55 00 88 (rtv21)
    ju falenderojme per bashkepunimin!

  8. vesa

    ju lutem me tregoni se ku mund ta shikoj edicionin e fundit te dicka po zihet mka pelqy shum embelsira e cekes kisha pas deshir ta gatuaj por nuk e gjej dot ju flm per ndihmen.

  9. cdo informacion mund ta merrni ne tel 038 55 00 88
    ju falenderojme per bashkepunimin

Komentoni artikullin