21 Plus

Është kanal muzikor i RTV 21 që emeton 24 orë muzikë zbavitëse. Që nga viti 2008 ky kanal muzikor arriti shikueshmëri të lartë në gjithë hapësirat ku jetojnë shqiptarët. Kryesisht transmetohet muzikë zbavitëse e zhanrit Pop, por edhe të gjitha gjinive të tjera, rok, rep e zhanre të tjera. Nga fondi i pasur i redaksisë së muzikës së RTV21, në këtë kanal muzikor shfaqen këngë të grupeve e këngëtarëve më të njohur shqiptarë të muzikës zbavitëse. Pjesa më e madhe përmbajtjeve muzikore janë prodhim i RTV 21, por emetohen edhe këngë nga bashkëprodhimeve të RTV 21 me produksionet dhe organizatorët e spektakleve dhe festivaleve më të njohura të muzikës zbavitëse në hapësirat shqiptare, si edhe video-klipet më të arrira të shtëpive më të mëdha muzikore shqiptare. Televizioni 21PLUS është bërë pjesë e pandarë e ndejave familjeve por edhe e ambienteve publike të argëtimit.

Komentoni artikullin