Dashi

Dashi

Sot financat do jenë më të favorizuarat. Gjatë ditës mund të keni konflikte me disa persona për shkak të kritikave që do ju bëhen. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që ai që keni në krah të fillojë t’iu largohen pa ju dhënë shpjegime. Do ndiheni shumë keq në disa momente. Ju beqarët do ritakoheni pas shumë kohësh me një person me të cilin dikur keni pasur një histori pasionante dhe për çudi zemra do fillojë të rrahë sërish. Në punë do ju mbështesin mjaft kolegët dhe do i shmangni problemet. Paratë do jenë shumë herë më të mira dhe do ndiheni më të lirshëm kur të shpenzoni.

Demi

Dite përgjithësisht pozitive do jetë kjo e sotmja. Do keni imagjinatë të zhvilluar dhe do iu jepni shumë ngrohtësi personave të zemrës. Nëse jeni në një lidhje do flisni dhe do dashuroheni qetësisht me atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë do ndiheni mirë edhe me statusin që keni, prandaj nuk do kërkoni asgjë tjetër me ngulm. Sipas Dritare.net, në punë, nëse merreni me tregti keni për të arritur lart e më lart. Venusi do ju bëjë edhe më të hapur ndaj risive edhe më këmbëngulës. Perspektivat financiare do jenë të mira. Përfitoni nga kjo për të shlyer disa borxhe që keni marrë më herët.

Binjakët

Sot duhet të mendoheni e të reflektoni gjerë e gjatë  para se të hidhni hapa sepse në të kundërt mund të gaboni e mund të vuani. Për ju që keni një lidhje nuk do jetë ditë e mirë kjo e sotmja. Do jeni shume striktë dhe shumë xhelozë ndaj partnerit prandaj për asnjë çast nuk do mbizotërojë qetësia. Ju beqarët do jeni në humor të mire dhe gati për të bërë edhe çmenduri të vogla. Për ta e rëndësishme është të mos jene vetëm.  Në punë do e bëni çdo gjë me përtesë, por për fat do keni disa të kolegë që do ju nxisin herë pas here. Buxheti më në fund do ekuilibrohet disi. Kjo do mundësojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.

Gaforrja

Sot nuk do jeni shumë të duruar dhe ndonjëherë do flisni para se të mendoni. Nuk do jeni diplomatë si më parë. Ju që keni një lidhje nuk do bëni aspak lëshime ndaj partnerit tuaj dhe kjo mund të ndezë herë pas here debate me të. Nëse nuk ndryshoni sjellje keni për të pasur akoma më shumë probleme. Ju beqarët duhet të mendoheni disa here para se të veproni sepse bëhet fjalë për jetën tuaj. Në punë do keni nevojë për mbështetje për ta çuar deri në fund një diçka të nisur, përndryshe do dorëzoheni menjëherë. Për financat ka për të qenë një ditë tejet delikate dhe me tronditje të njëpasnjëshme.

Luani

Ditë e animuar dhe energjike do jetë kjo e sotmja. Do doni të lëvizni gjithë kohës, të vizitoni vende të reja dhe të mos bini në melankoli. Ju të dashuruarit do futeni në një fazë tjetër dhe do ndiheni shumë më mire pranë atij që keni në zemër. Arsyetimi dhe maturia gjithmonë ju çojnë në rrugën e duhur. Nëse jeni beqarë më mirë të qëndroni edhe pak kohë vetëm sepse njëherë për njëherë nuk priten mundësi të kënaqshme. Në punë do bëni çdo përpjekje për të përmbushur objektivat që i keni vënë vetes. Të ardhurat për fat të mire do shtohen dhe do bëni edhe disa investime.

Virgjëresha

Dita e sotme do ketë surpriza të njëpasnjëshme sot dhe zemra juaj do ndihet më e plotësuar. Në çdo hap që do hidhni do jeni shumë të matur. Nëse jeni në një lidhje do e lini veten të lirë dhe do jeni të hapur për të provuar gjëra sa më të veçanta me partnerin. Mos hezitoni të flisni me të edhe për disa mosmarrëveshje të së shkuarës sepse do gjeni zgjidhjen më të mirë. Ju beqarët që kërkonit stabilitetin sot do jeni me fat. Në punë do ju duhet të ruani kontrollin e gjithckaje që gjithçka t’iu ecë sipas planeve. Financat nuk do jenë perfekte, por sigurisht në një gjendje më të mirë se dje.

Peshorja

Yjet do ju ndihmojnë mjaft gjatë kësaj dite të jeni më të përqendruar tek objektivat tuaja, por ndonjëherë ngarkesa e madhe mund të bëhet shumë e lodhshme. Për ju të dashuruarit do fillojnë një etapë e re e mbushur me më shumë emocione sa pozitive aq edhe negative. Sipas Dritare.net, në mbrëmje do debatoni fort me partnerin, por në shtrat do pajtoheni. Ju beqarëve do ju ndodhë diçka e bukur në supermarket ose në një festë ku do shkoni. Dielli, Neptuni dhe Jupiteri do ju bëjnë edhe më të zotët në punë dhe arritjet do jenë të mëdha. Edhe financat do mbeten goxha të mira.

Akrepi

Ju jeni kureshtarë nga natyra, por ditët e fundit keni qenë disi të shpërqendruar. Kujdes sepse duke dashur të bëni shumë gjëra nuk do bëni asgjë. Ju që jeni në një lidhje ka rrezik të keni një ditë rutine dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Bëni të pamundurën të ndryshoni këtë pa filluar problemet e mëdha. Ju beqarët nga ana tjetër do dini si të joshni dhe do arrini më në fund ta ndryshoni statusin tuaj. Në punë disa bashkëpunëtorë do ju provokojnë dhe do ju shtyjnë të tregoheni më guximtarë e më të kujdesshëm me çdo hap që do hidhni. Perspektivat për financat nuk do jenë shumë të mira. Ndihmojini edhe pak të afërmit apo miqtë e ngushtë.

Shigjetari

Nëse nuk tregoheni të sinqertë keni për të pasur shumë probleme gjatë kësaj dite. Do keni mosmarrëveshje me partnerin tuaj dhe në disa momente do ndiheni keq. Më mirë qëndroni pak kohë larg njeri-tjetrit dhe reflektoni qetësisht. Nëse jeni ende beqarë do bëni mire t’i merrni gjërat si t’iu vijnë sot. Në këtë mënyrë do dilni edhe më të fituar. Në punë dyfishojeni maturinë dhe dëgjojini përherë ato që do ju thonë shefat. Vetëm ashtu do arrini më të mirën. Në planin financiar tregohuni realistë dhe mos bëni shpenzime të çmendura sepse do futeni në probleme shumë serioze.

Bricjapi

Çdo gjë do jetë e mundur për ju gjatë kësaj dite. Do jeni shumë pozitivë dhe mund të tentoni gjithçka. Nëse keni një lidhje do i shprehni më tepër ndjenjat dhe do jeni bashkëpunues gjithë kohës. Mes jush dhe atij që keni në krah nuk do ketë aspak debate. Ju beqarët do jeni të vendosur të mos lini t’iu ikë nga duart asnjë mundësi dhe do i shprehni më tepër ndjenjat. Në punë do avanconi me projektet që keni nisur. Nuk do druheni as të trokisni në disa dyer për të marrë atë që dëshironi. Financat do i menaxhoni me më shumë kujdes kështu që gjendja do mbetet e kënaqshme.

Ujori

Mundohuni të kontrolloni emocionet gjatë kësaj dite pasi në të kundërt ato mund t’ua prishin edhe planet që keni bërë. Ju të dashuruarit do tregoheni shpesh rebelë dhe nuk do bëni ato që do ju kërkojë partneri. Kjo do ndezë debate të shumta. Vetëm nëse toleroni dhe logjikoni lidhja do ju konsolidohet. Ju beqarët më në fund do i shprehni ndjenjat hapur për dikë dhe nuk do ju interesojë aspak çfarë do thonë të tjerat. Në punë do keni disa surpriza shumë të këndshme nga shefat, por në bashkëpunim me disa kolegë të vjetër. Financat do jenë të stabilizuara, por gjithsesi duhet të matni mirë shpenzimet.

Peshqit

Dashuria është ajo që do ju motivojë gjatë kësaj dite dhe do ju drejtojë të bëni zgjedhjet më të mira. Nëse jeni në një lidhje do e adhuroni partnerin për përkujdesin që do tregojë ndaj jush. Ai nuk do ndalet së ju përkëdheluri dhe së plotësuari çdo dëshirë. Ju beqarët nuk duhet të hidhni hapa të kota pa qenë të bindur për atë që doni në të vërtetë. Çdo hap i gabuar do sjellë probleme në të ardhmen. Në punë jo çdo gjë do ju ecë sipas planeve, por sipas parashikimeve dita do mbyllet mirë. Gjërat kryesore do i realizoni. Financat mund të kenë disa probleme sepse nuk do logjikoni kur të shpenzoni. /dritare.net