Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 15 Shtator 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 15 Shtator 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Diçka që ka kaluar shumë kohë më parë ju mundon fort. Ajo që ju këshillojmë është që të mos mendoni për diçka që i përket së shkuarës, pasi asgjë nuk kthehet. Gjeni kurajën dhe ktheni situatën. Duhet të vini dorë te portofoli për shpenzime të paparashikuara, por që nuk keni zgjidhje.

Demi

Keni disa pasiguri kohët e fundit. Kryesisht ato lidhen me një projekt. Ju duhet t’i vendosni vetes një qëllim të caktuar. Nëse ndërtoni një strategji efikase do të gjeni gjuhën e përbashkët me kolegët tuaj. Besimi juaj vlen më shumë se çdo gjë tjetër në dashuri. Bëni kujdes!

Binjakët

Një ditë jo fort e mirë për të lindurit e kësaj shenje kjo e shtunë. Sot keni nevojë për të pasur pranë një person të besuar dhe që ju përcjell qetësi. Limitojini konfidencat tuaja. Tregohuni të guximshëm. Ndërmerrni iniciativa. Dikush që ëhstë pranë është ziliqar.

Gaforrja

Kjo e sotmja duket një ditë e mirë për të lindurit e Gaforres. Raportet me vëllezërit, motrat, kushërinjtë, të afërmit dhe fqinjët do t’i keni shumë të mira. Miqtë dhe shoqatat mund të ndërtojnë për ju “trampolina” fantastike për të ndryshuar diçka në jetë.

Luani

Një ditë jo forte e mirë për Luanët. Kjo pasi pozicioni i Jupiterit nuk është aspak favorizues për ju sot. Do të irritoheni veçanërisht nga persona të cilët ju provokojnë në çdolloj mënyre. Nëse keni lindur ditën e shtunë provoni fatin tuaj.

Virgjëresha

Nuk do të jeni të qetë gjatë kësaj dite. Gjërat duhet të bëhen gjithmonë me qetësi: sot mund të ndiheni nervoz për të bërë gjithçka me nxitim. Por nuk ka asgjë më të gabuar sesa kjo gjë. Mundohuni të bëni ndonjë ndryshim në pamje.

Peshorja

Juve jeni plot ide këtë ditë. Njëra prej tyre, që është e fshehtë mund të jetë ide mjaft e mirë dhe do ta bëni fshehurazi. Do të keni një humor të mirë sot, por ashtu edhe fat në lojëra. Por përpiquni që mos të shpenzoni shumë. Beqarët mund të njohin persona të rinj.

Akrepi

Një ditë me ulje-ngritje kjo e shtunë për të lindurit e kësaj shenje. Ditë mjaftueshëm monotone, por pasditja do të jetë tepër ekzaltuese në aspektin e dashurisë. Ndërsa beqarët do të vuajnë nga ndonjë emocion i ri nga njohjet e reja.

Shigjetari

Duhet të tregoheni të kujdesshëm me ata që ju rrethojnë në punë. Gjeni bashkëpunëtorët e duhur. Është më mirë që mos të bëni asnjë projekt ambicioz nëse nuk gjeni figura profesionale të përshtatshme. Në dashuri duhet të jepni më shumë.

Bricjapi

Një ditë përgjithësisht e mirë dhe me fat kjo e shtunë për të lindurit e shenjës Bricjapi. Sot me shumë fat do të jenë të lindurit e ditës së hënë: mund të realizoni ndonjë dëshirë të vogël. Duhet të jini më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar në gjithçka.

Ujori

Një ditë jo fort e mirë dhe me surpriza. Ujorët duhet të jenë gati për të papritura. Më mirë shmangni udhëtimet dhe vendet me shumë njerëz. Ata që janë çift duhet të bëjnë kujdes, sepse sot një fjalë më shumë mund të provokojë grindje.

Peshqit

Duhet të jeni më i qetë. Këshillohet që me partnerin mos të tregoheni kaq shumë pasi në këtë moment ka shumë nevojë për juve dhe dashurinë që i ofroni. Gjatë kësaj dite nuk duhet t’i besoni askujt, pasi tregimi i sekreteve tuaja mund t’ju bëjë subjekt thashethemesh. Kujdes me shpenzimet./a.m./noa.al/