Dashi

Dashi

Në mëngjesin e kësaj dite do ndodhin disa gjëra që nuk do ju pëlqejnë dhe aq kështu që duhet të bëni të pamundurën t’i ndryshoni shpejt. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë e kënaqshme. Do gjeni gjuhen e përbashkët me të dhe nuk do tregoheni më kokëfortë si dikur. Ju beqarët mirë është të tregoheni të matur dhe të mos fillojnë lidhje me të parin që do ju dalë para sepse do lëndoheni. Në punë do avanconi me hapa të ngadalta, por të sigurta. Tashmë ndiheni me të qetë se më parë dhe do pranoni edhe detyra të reja. Buxheti nuk do ketë përmirësimet që keni ëndërruar, por të paktën situata do jetë goxha e qëndrueshme.

Demi

Asgjë dhe askush nuk do mundet t’iu destabilizojë gjatë kësaj dite. Do keni shumë besim tek vetja dhe do ndiheni më të sigurt. Ju të dashuruarit nuk do keni aspak probleme komunikimi, megjithatë kokëfortësia për disa çështje do krijojë ndonjë konflikt. Për ju beqarët do ketë dashuri me shikim të parë që do zgjasin gjatw. Emocionet kanë për të qenë më të forta se asnjëherë. Sipas Dritare.net, në punë do jeni kreativë dhe shumë të gatshëm për të provuar sfida të reja. Asgjë nuk ju tremb sepse në fund të fundit po nuk provove nuk ke si mëson. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj dhe nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni në këtë sektor.

Binjakët

Gjatë kësaj dite nuk do keni më dyshime për hapat që duhet të hidhni dhe do ndiheni goxha të qetë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë plotësisht e qetë. Do ja kaloni mirë pranë atij që doni dhe mes jush nuk do lindin aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do keni vështirësi për ta joshur personin që pëlqeni dhe do mbeteni sërish të vetmuar. Në punë duhet të bëni një bilanc të gjërave që kanë ndodhur dhe të merrni masa për ta bërë të ardhmen më të mirë. Vështirësi mund të ketë, por asgjë nuk është e pamundur. Me shpenzimet mos u tregoni të pamatur sepse gjendja mund të dobësohet ndjeshëm dhe do ju lindë nevoja të merrni borxhe.

Gaforrja

Jupiteri dhe hëna në bashkëpunim me njëri-tjetrin do ju nxitin të keni më tepër besim tek vetja. Për ju që keni një lidhje shumë planetë do kenë ndikim të drejtpërdrejtë tek jeta juaj sentimentale dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet jashtëzakonisht. Nëse jeni beqarë nuk do ndihen aspak gati për të ndryshuar statusin tuaj dhe do preferoni që kohen e lirë ta kaloni pranë miqve ose duke u marrë me sistemimin e shtëpisë. Në punë do keni shumë ngarkesë dhe në ndonjë moment do mendoni të dorëzoheni. Për fatin tuaj të mirë disa kolegë të vjetër nuk do ju lënë në baltë dhe do ju inkurajojnë. Në planin financiar do ketë zhvillime goxha pozitive.

Luani

Gjatë kësaj dite mirë do jetë të bëni një bilanc të gjërave që ju kanë ndodhur dhe të merrni disa përgjegjësi. Venusi do sjelle fat me shumicë për juve që jeni në një lidhje. Do i keni idetë më të kthjellëta dhe do merreni vesh me partnerin për gjithçka. Edhe ju beqarët do keni ndryshime pozitive në jetën sentimentale. Do afroheni edhe më tepër me një person, i cili prej kohësh po iu joshte. Në punë do jeni shumë bashkëpunues sepse e dini që bashkimi bën fuqinë. Mund të ndërmerrni edhe goxha iniciativa. Financat do mbeten të kënaqshme për aq kohë sa ju të jeni të kujdesshëm me çdo shpenzim që do kryeni.

Virgjëresha

Mërkuri do ju shtyjë të tregoni më shumë përkujdes për të tjerët. Qëndroni më pranë atyre që doni dhe shprehini ato që ndieni. Për ju të dashuruarit heshtja do jetë armiku më i madh. Ndryshojeni sa më parë sjelljen me atë që keni në krah sepse keni për të pasur probleme serioze. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër në mënyrë që të mos ju shpëtojnë mundësitë e mira. Në punë nuk do e keni aspak të vështirë të përshtateni me detyrat e reja që do iu jepen. Për ju nuk ka asgjë të pamundur dhe për gjithçka ja vlen të tentohet. Sektori i financave do konsolidohet goxha kështu që mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më të madh nga zakonisht.

LEXO DHE :  Ben Andoni: Opozita i ka braktisur njerëzit e saj

Peshorja

Klima në jetën tuaj pritet të jetë shumë e qetë sot dhe jo problematike. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e kënaqshme. Do jeni të dy palët të logjikshëm dhe do gjeni gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin. Ju beqarët do filloni aventura afatshkurtra, por që do ua ngrenë zemrën peshë. Në punë kohën do e keni aleatin më të mirë. Do kënaqeni me arritjet. Durimi dhe qetësia do jenë pikat tuaja më të forta. Sipas Ditare.net, në planin financiar mund të keni përmirësime të ndjeshme të situatës. Me pak maturi mund të hiqni edhe para mënjanë edhe të shpenzoni sa të doni.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do doni gjëra të pamundura dhe do mërziteni kur të mos i arrini. Ju që jeni në një lidhje nuk keni për të pasur një ditë shumë të bukur. Për shumë gjëra do debatoni ashpër me njëri-tjetrin dhe nuk do pranoni kurrsesi që dikush tjetër t’iu tregojë rrugën që duhet të ndiqni. Ju beqarët do keni mundësi të filloni lidhje serioze, por do prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapat. Në punë nuk do ja dilni dot nëse veproni të vetëm. Bashkëpunoni dhe keni për t’ia dalë më shpejt. Në planin financiar duhet të dyfishoni vigjilencën në mënyrë që mos keni probleme.

Shigjetari

Më në fund periudha delikate dhe e mbushur me tension do përfundojë dhe ju do ndiheni më të qetë. Për ju që keni një lidhje Venusi dhe Marsi do bëhen bashkë dhe do ua bëjnë jetën sentimentale më të bukur. Do dashuroheni pa dorashka me njëri-tjetrin dhe asgjë e keqe nuk do ndodhë mes jush. Ju beqarët do jeni sensualë dhe do dini si ta joshni personin që simpatizoni. Në punë do përshtateni me detyrën e re dhe do ju duket çdo gjë e lehtë. Në planin financiar nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi kështu që do ndiheni të qetë kur të kryeni shpenzimet e domosdoshme.

Bricjapi

Saturni do ua bëjë jetën shumë të vështirë gjatë kësaj dite. Mund të keni probleme edhe me komunikimin. Për ju të dashuruarit e sotmja do fillojë me probleme, por pas mesdita logjika do mbizotërojë dhe gjithçka do zgjidhet. Durimi dhe largpamësia janë dy virtytet që do ju çojnë në rrugën e duhur. Ju beqarët mund ta gjeni personin e duhur në ambientet ku do shkoni me miqtë e ngushtë. Në punë duhet të përqendroheni më tepër tek gjërat që duhen bërë. Po latë diçka pas dore keni për të pasur probleme. Buxheti do dobësohet tej mase nëse kryeni shpenzime të mëdha dhe të pamenduara.

Ujori

Gjatë kësaj dite do ju duhet urgjentisht të ndryshoni disa gjëra nëse nuk doni të keni probleme më serioze. Nëse keni një lidhje kokëfortësia dhe këmbëngulja juaj edhe për gjëra të kota do e acarojë pafund partnerin. Mundohuni të jeni disi më të arsyeshëm sepse përndryshe keni për të pasur probleme serioze. Ju beqarët me shumë gjasë do realizoni një takim me një person të ardhur nga jashtë dhe jeta do ju ndryshoje për mirë. Në punë mund të keni një surprizë që nuk e keni pritur. Po ju bënë propozime mendojini mirë gjërat para se të vendosni. Buxheti nuk ka për të qenë i shkëlqyer, por as shumë delikat.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do i bëni shumë pyetje vetes dhe më në fund mund të gjeni edhe zgjidhjet e duhura. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e favorshme, harmonike dhe e mbushur me qëndrueshmëri. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe sot do mund të takoni një person i cili do iu bëjë t’iu rrahë zemra fort. Në punë do keni ide shumë të qarta për hapat që duhet të hidhni dhe do veproni me bindje të plotë.  Për të stabilizuar financat do ju duhet ta pranoni ndihmën që do iu japin të afërmit. /dritare.net