Dashi

Dashi

Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të përgjegjshëm dhe të matur në çdo moment. Ju që keni një lidhje do ndiheni shumë mirë pranë personit që dashuroni dhe marrëdhënia në çift do jetë e ngrohtë. Do shkëmbeni me të çdo ide apo mendim. Ju beqarët do e gjeni më në fund personin ideal dhe do filloni me të një lidhje serioze. Në punë duhet të jeni më të organizuar dhe të matur. Nga ana tjetër nëse dikush ofrohet t’iu ndihmojë pranojeni ndihmën sepse do jetë në të mirën tuaj. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Jo vetëm që do kryeni investimet e nevojshme, por do mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

Demi

Gjatë kësaj dite nuk do jeni aspak luftarakë dhe nuk do bëni përpjekjet e duhura për të ruajtur marrëdhënie të mira dhe një klimë të ngrohtë. Marrëdhënia juaj në çift do fillojë të ftohet goxha. Secili do ketë pikësynime të ndryshme dhe do preferoni të qëndrojnë pak kohë larg njëri-tjetrit. Ju beqarët nuk do jeni ende gati ta ndryshoni statusin dhe nuk do dilni as nëpër takimet ku do ftoheni. Sipas Dritare.net, në punë duhet t’i bëni sytë katër dhe duhet të mbroheni nga konkurrenca e egër. Nëse ju bëhet një propozim për ndryshim posti, mos e refuzoni. Financat do fillojnë pak nga pak të stabilizohen dhe kjo do iu qetësojë disi.

Binjakët

Planetët do i keni ndihmë të paçmuar gjatë kësaj dite. Falë tyre do dini të zgjidhni që të gjitha konfliktet që do ju dalin. Ju të dashuruarit do jeni edhe më bashkëpunues me partnerin dhe gjithçka do ju ecë në mënyrën më të mirë të mundshme. Respekti për njëri-tjetrit do jetë në kulm. Ju beqarët do tërhiqni shumë persona pas vetes dhe do e keni paksa të vështirë të vendosni se me kë do vazhdoni më tej. Në punë mësoni të keni paska më të duruar dhe keni për ta parë se çdo gjë do ju ecë për mrekulli. Për të mos pasur probleme financiare shpenzoni, por me shuma të vogla e me llogari.

Gaforrja

Dielli dhe Plutoni do ju bëjnë më optimistë gjatë kësaj dite dhe të gatshëm për të rimëkëmbur gjithçka që keni lënë pas dore. Ju të dashuruarit do keni një durim të jashtëzakonshëm dhe do përballoni edhe histerinë e partnerit. Për ju më ë rëndësishmja nga të gjitha është ekuilibri dhe harmonia. Deri në fund të ditës do e bëni të logjikojë edhe atë që keni pranë. Ju beqarët do jeni misteriozë dhe do keni shije të veçanta në dashuri. Nuk pritet ndonjë gjë e re për ju. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe nuk do ndaleni përballë asnjë lloj sfide. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur. Shpenzimet do i shtoni pak dhe buxheti mund te pësojë tronditje të vogla.

Luani

Sot do jeni disi më nostalgjikë dhe do keni nevojë të kuptoni të shkuarën në mënyrë që të projektoni të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje edhe pse do i flisni për shumë gjëra partnerit do ju duket sikur po iu flisni mureve. Ai nuk do jetë prezent me mendje dhe as do ua vërë veshin fare. Nëse jeni beqarë duhet patjetër të mendoheni mirë para se të hidhni hapa në mënyrë që të mos lëndoheni. Në punë, pavarësisht problemeve dhe vështirësive që do kaloni nuk do e humbisni optimizmin. Buxheti do jetë i kënaqshëm pavarësisht parave që keni investuar së fundmi.

Virgjëresha

Dielli do ju bëjë më autoritarë gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë mund ta teproni me disa gjëra. Dijeni se po vazhduat kështu vetëm sa do i hapni telashe vetes. Nëse keni një lidhje duhet me çdo kusht të shmangni konfliktet në çift. Nëse e shihni që situata fillon të acarohet më mirë ikni dhe qëndroni pak kohë larg. Nëse jeni beqarë do përfitoni pafund nga liria që keni dhe as që do e keni të nevojshme një lidhje. Në punë gjërat kanë për t’iu ecur më së miri edhe pse të shumtë do jene personat që do mundohen t’iu prishin planet. Në planin financiar nuk do ndikojë asnjë planet prandaj gjendja do mbetet e mirë.

Peshorja

Bujaria juaj do jetë edhe më e madhe gjatë kësaj dite kështu që priten t’iu ndodhin vetëm gjëra pozitive. Nëse keni një lidhje do bëni të pamundurën për të ruajtur një marrëdhënie të shkëlqyer me partnerin dhe nuk do ngurroni të bëni edhe disa lëshime më shumë. Emocionet do shumëfishohen dhe do ju duket sikur jeni mbi re. Ju beqarët do jeni gati ta pranoni propozimin e dikujt dhe do filloni një lidhje serioze. Në punë do mërziteni shpesh sepse jo të gjitha planet do realizohet pikë për pikë. Sipas Dritare.net, gjendja e të ardhurave nuk do jetë aq e mirë sa mendonit. Lërini për më vonë disa investime dhe mos shpenzoni shuma të mëdha.

Akrepi

Mendja juaj do jetë e mbushur me ide negative sot dhe në disa momente do doni të ndryshoni çdo gjë. Për ju që keni një lidhje, jo vetëm që asgjë nuk do ecë mirë, por mund të mendoni edhe për ndonjë ndarje të mundshme. Ju beqarët do pranoni te keni njohje e të dilni nëpër takime, por nuk do arrini dot të fiksohen pas dikujt e të filloni një lidhje. Në punë mund të jeni produktivë vetëm duke përdorur kompjuterin ose makineritë e tjera sepse vetëm nuk do arrini dot asgjë. Financat nuk do jenë të këqija, por duhet të mundoheni të kurseni nga pak në mënyrë që të siguroni edhe të ardhmen.

Shigjetari

Merrini gjërat sa më shtruar sot dhe mos kërkoni me ngulm vëmendje nga të tjerët. Ju të dashuruarit do i keni planetët kundër gjatë kësaj dite kështu që duhet të bëni të pamundurën që ta ruani vetë qetësinë dhe qëndrueshmërinë. Ju beqarët do përjetoni ndjesi shumë të forta atëherë kur nuk do e prisni. Dikush i njohur prej vitesh mund t’iu bëjë propozimin më të bukur që mund të kishit menduar. Në punë do dini të bindni dhe pikëpamjet që keni do respektohen nga të gjithë. Mundet të pranoni edhe përgjegjësi të reja pa pasur asnjë frikë. Perspektivat financiare nuk do jenë shumë të mira, kështu që mos guxoni as të bëni investime.

Bricjapi

Do jeni shumë praktikë gjatë kësaj dite dhe do e merrni çdo gjë me lehtësi. Nëse keni një lidhje nuk do ju ndodhë asnjë lloj konflikti. Do merreni vesh edhe me shikime me partnerin dhe marrëdhënia juaj do forcohet akoma më shumë. Për të mirën e të dyja palëve mendoni të dilni për ndonjë darkë. Ju beqarët do e kuptoni se personi që keni afruar disi së fundmi nuk ju pëlqen vërtet dhe do vendosni të mos shoqëroheni më. Në punë nuk do mbizotërojë gjithë kohës qetësia. Do ju duhet të përballeni edhe me sfida të vështira në disa momente. Me financat do jeni më të përgjegjshëm dhe nuk do bëni gabime menaxhimi.

Ujori

Fati nuk do jetë në anën tuaj gjatë kësaj dite dhe shumë gjëra do ju ecin keq. Për ju që keni një lidhje kjo e do jetë një dite tejet e vështirë. Nuk do merreni vesh mirë me atë që keni në krah dhe mund të debatoni ashpër. Nëse jeni beqarë do keni mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Në punë sado të mundoheni të ecni përpara do ketë diçka që do ju pengojë. Qëndroni për pak minuta në qetësi, reflektoni dhe më pas vendosni çfarë do bëni. Në planin financiar nuk do ndodhë asgjë e jashtëzakonshme, por mundohuni sa të mundni të ruani qëndrueshmërinë.

Peshqit

Planetët do ju bëjë t’i mbroni me çdo kusht idetë tuaja sot dhe do jeni plotësisht të bindur për atë që do bëni. Ju të dashuruarit do bëni të pamundurën për të krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme dhe për këtë gjë do jeni gati të përballeni fort edhe me disa familjarë. Do flisni më hapur me atë që keni në krah dhe së bashku do bëni përpjekje për më të mirën. Ju beqarët nuk duhet ta lini fatin t’iu ikë nga duart sepse sot do jetë mundësia juaj më e mirë. Në punë Hëna do ju mbrojë në çdo moment dhe do ju pengojë të gaboni. Për gjithçka do gjeni argumente bindëse. Shpenzimet e mëdha duhet t’i shmangni me çdo mënyrë sepse gjendja juaj financiare nuk do jetë e mirë. /dritare.net