Dashi

Dashi

Gjatë kësaj dite, nën ndikimin e Mërkurit dhe Marsit, do jeni në vendin e duhur në momentin e  duhur. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë tej mase e mirë dhe harmonike. Nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin, përkundrazi do i zgjidhni edhe disa hatërmbetje të vjetra. Ju beqarët më në fund do keni një takim vendimtar me një person mjaft tërheqës dhe interesant në të njëjtën kohë. Në punë do keni më shumë mundësi ta tregoni veten dhe keni për të marrë lavdërime pafund. Tashmë do ndiheni më të sigurt për të ardhmen. Në planin financiar duhet ta kontrolloni veten sepse në të kundërt mund t’iu dalin goxha probleme.

Demi

Sot nuk do jeni aspak nën presion përkundrazi do i hidhni hapat me ngadalë dhe me siguri. Nëse keni një lidhje pritet një ditë shumë e mirë. Do kaloni disa momente të qeta me atë që dashuroni. Ju do ndiheni vërtet për mrekulli dhe nuk do keni dëshirë të qëndroni larg tjetrit. Nëse jeni ende vetëm ka ardhur koha të bëni deklaratat e menduar dhe keni për ta parë që do merrni përgjigje pozitive. Sipas Dritare.net, në punë do bëni gjithçka për të arritur objektivat që i kishit vënë vetes. Do keni plot energji dhe mund t’ia dilni mbanë me sukses. Në planin financiar do dini gjithë kohës si t’i menaxhoni të ardhurat prandaj nuk do keni probleme.

Binjakët

Gjatë kësaj dite nuk do jeni shumë në humor dhe sado të përpiqeni nuk do jeni pozitivë. Nëse keni një lidhje, klima në jetën tuaj nuk do jetë shumë e ngrohtë. Do jeni tejet xhelozë për partnerin dhe kjo do shkaktojë debate të forta. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri kështu që do ju duhet të prisni edhe pak për ndryshimet e ëndërruara. Për punën do jetë një ditë e qetë. Nëse keni ndonjë gjë që nuk e kuptoni mirë flisni me eprorët tuaj dhe do sqaroheni. Në planin financiar duhet të bëni kujdes me gjithçka sepse çdo gjest i gabuar sot mund te shkatërrojë edhe të ardhmen.

Gaforrja

Ka mundësi që në disa momente t’iu dalin të papritura që do e tensionojnë situatën dhe do sjellin konflikte. Nëse keni një lidhje, dita e sotme do jetë e mbushur me ulje dhe ngritje. Do keni edhe debate të forta, por edhe momente pasionante me partnerin tuaj. Ju beqarëve do ju plotësohen të gjitha dëshirat dhe më në fund do ndiheni tërësisht të plotësuar. Në punë, vetëm po bëtë përpjekjet e duhura do arrini rezultatet e shumëpritura. Mos u tallni dhe tregohuni sa më të organizuar që të mundeni. Buxheti do fillojë të normalizohet dalëngadalë, por kjo nuk do të thotë që të përfitoni nga kjo për të shpenzuar pafund.

Luani

Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë aspak kreativiteti, por do e keni paksa të vështirë t’i shprehni ato që do mendoni. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me çaste të këndshme. Nuk do keni asgjë për çfarë të ankoheni. Ju beqarët do jeni gjatë gjithë kohës në kërkim, por nuk do arrini dot ta gjeni personin që do iu përshtatet në çdo pikë. Në punë do ketë edhe momente të tensionuara. Do debatoni me një koleg pasi do ju duket sikur ai po e pengon rrugën tuaj drejt qëllimeve përfundimtare. Sektori i financave, falë ndikimit të Neptunit, do fillojë të normalizohet goxha. Do ndiheni shumë herë më të qetë kur të shpenzoni.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite mund të jeni shpesh në mëdyshje dhe jo të bindur për hapat që duhet të hidhni. Ju të dashuruarit nuk do doni të shmangni asgjë dhe do përballeni hapur me partnerin edhe për disa tema tejet delikate. Më mirë t’i zgjidhni ato njëherë e mirë sesa të qëndroni gjithë kohës në ankth. Ju beqarët duhet të prisni edhe pak kohë për të filluar lidhje sepse përndryshe do përballeni me zhgënjime. Në punë do jeni mjaft kompetentë dhe nuk do lejoni askënd t’iu shpërqendrojë. Me kolegët që ju besoni do keni marrëdhënie më të mirë. Në planin financiar duhet të bëni shumë kufizime që gjendja të mbetet e mirë.

Peshorja

Sot do keni aftësinë të përshtateni me gjithçka dhe do dini si t’i përdorni si duhet aftësitë që keni. Çështjet e zemrës për ju të dashuruarit do ecin më së miri nëse i përkushtoheni atij që keni në krah dhe bëni të pamundurën për t’ia plotësuar dëshirat. Ju beqarët do realizoni takime të veçanta, por nuk do hidhni asnjë lloj hapi. Në fakt më e mira është të njiheni mjaftueshme me ta para se të vendosin çfarë do bëni. Për punën do jetë një ditë e paqëndrueshme, megjithatë me ndihmën e disa kolegëve të vjetër gjithçka do zgjidhet shpejt. Mos u alarmoni për asgjë. Sipas Dritare.net, në planin financiar do jeni tej mase të logjikshëm dhe nuk do ju dalin aspak probleme.

Akrepi

Marsi dhe Mërkuri do bëjnë që jeta juaj sot të jetë e jashtëzakonshme. Do buzëqeshni edhe më shumë nga më parë. Nëse keni një lidhje dhe i kushtoni vëmendjen e duhur atij që keni në krah gjatë kësaj dite, marrëdhënia me të do jetë e shkëlqyer dhe të gjithë do ju kenë zili. Ju beqarët do mundoheni në çdo moment që të joshni persona me vlera, por të gjitha përpjekjet do jenë të kota. Në punë do jeni më të ndërgjegjshëm dhe nuk do stresoheni kur t’iu jepen detyra të reja. Financat do dini si t’i menaxhoni me shumë kujdes dhe gjendja nuk do ketë asnjë lloj problemi. Ka mundësi që shumë shpejt të keni edhe përmirësime.

Shigjetari

Dashuria dhe financat duhen pasur më shumë në vëmendje gjatë kësaj dite. Ju të dashuruarit do i jepni prioritet absolut jetës tuaj në çift. Do bëni të pamundurën që ta përmirësoni marrëdhënien me partnerin dhe emocionet kanë për të qenë më të forta se asnjëherë. Për ju beqarët do jetë gjithashtu ditë me fat dhe me ndryshime rrënjësore. Në punë duhet të bëheni gati edhe për ndonjë kundërshti të mundshme nga ata që ju kanë zili, por nuk duhet kurrsesi ta lëshoni veten e të dorëzoheni, në këtë mënyrë vetëm sa do ju bëni qejfin të tjerëve. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por i mjaftueshëm për të kryer të gjitha investimet e menduara.

Bricjapi

Dita e sotme do jete paksa delikate për ju kështu që mirë është të mos nxitoheni për asgjë. Juve që jeni në një lidhje dhe që kohet e fundit keni pasur probleme me partnerin, duhet të gjeni mënyrën e duhur për ta qetësuar situatën. Ju beqarët do keni një ditë të bukur dhe mjaft emocionuese edhe pse nuk është e sigurt që do takoni princin e kaltër. Me miqtë nuk do ja kaloni asnjëherë keq. Në punë priten të ndodhin shumë ndryshime. Asgjë nuk do jetë më si më parë dhe nuk do hezitoni më të thoni atë që mendoni. Financat mund të kenë disa përmirësime për shkak te përmbylljes me sukses të një projekti të madh.

Ujori

Dita e sotme do jete e mrekullueshme për të gjithë. Emocionet kanë për të qenë në cdo moment të forta. Nëse keni një lidhje, do e përkëdhelni, do e ledhatoni, do e dashuroni dhe do ja shprehni ndjenjat me çdo lloj mënyre atij që keni në krah. Dita do jetë vërtet e veçantë. Ju beqarët më mirë të mos tentoni të filloni një lidhje, pasi gjërat do ju ndërlikohen edhe më tepër nga sa mendonit. Në punë do jeni ambiciozë dhe të pandalshëm. Me shumë mundësi do ua kaloni të gjithëve dhe ata do habiten. Gjendja financiare nuk do jetë ashtu si e prisnit kështu që kujdes me çdo shpenzim që do kryeni.

Peshqit

Gjatë kësaj dite bëni atë që do ndieni dhe keni për të dalë të fituar. Nëse keni një lidhje Dielli do e ndriçojë gjatë gjithë kohës jetën tuaj dhe më në fund do i kuptoni mirë gabimet që keni bërë. Pas mesditës do filloni të afroheni më tepër me atë që keni në krah. Ju beqarët do merrni deklarata të forta dashurie të cilave nuk do mund t’iu thoni jo. Në punë do i keni idetë e qarta dhe do dini si e kur të veproni. Mund të ndiqni edhe pista të reja dhe mund t’iu ofrohet një post më i rëndësishme. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, prandaj mundohuni të shmangni sa më shumë transaksionet e pamenduara. /dritare.net