Dashi

Dashi

Plutoni do ju detyrojë të ndryshoni disa zakone gjatë kësaj ditë në thuajse të gjitha fushat. Do bëheni edhe më ambiciozë nga më parë. Nëse jeni në një lidhje duhet sa më parë të hiqni dorë nga kokëfortësia sepse përndryshe keni për të pasur probleme serioze. Vetëm kështu mund të kaloni një mbrëmje të këndshme. Ju beqarët do joshni edhe pa dashur vetë, por nuk do jeni gati të filloni një marrëdhënia. Në punë, personaliteti i fortë do ju ndihmojë të zgjidhni disa probleme të hershme. Me më shumë reflektim dhe reagim të kujdesshëm keni për të arritur majat. Edhe financat do jenë më të mira.

Demi

Sot shpeshherë do e vini në dyshim të ardhmen dhe do keni frikë nga problemet që mund t’iu dalin. Fillimi i ditës nuk do jetë shumë i mirë për ju që jeni në një lidhje, por dalëngadalë situata do fillojë të përmirësohet. Komunikimi do jetë mjeti që do ju ndihmoje të zgjidhni çdo konflikt. Ju beqarët do jeni më të gatshëm të filloni aventura kalimtare vetëm e vetëm për të përjetuar emocione të mëdha. Për princin e kaltër duhet të prisni edhe pak kohë. Në punë duhet të tregoheni diplomatë dhe të matur. Vetëm në këtë mënyrë do arrini atje ku dëshironi. Sipas Dritare.net, financat nuk do kenë asnjë lloj problemi nëse tregoheni të logjikshëm.

Binjakët

Planetët do i keni gjatë gjithë kohës në krah gjatë kësaj dite kështu dhe gjithçka do ju ecë mirë. Nëse jeni në çift, lidhja që keni krijuar do jetë pika juaj e dobët dhe nuk do lejoni askënd që ta cënojë në ndonjë moment atë. Do i përkushtoheni së tepërmi partnerit dhe emocionet do jenë te papërshkrueshme. Edhe ju beqarët do jeni të vendosur ta gjeni princin tuaj të kaltër dhe me pak durim do ja dalin mbanë. Në punë do jeni dinamikë dhe do arrini shumë shpejt atje ku keni dëshiruar. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë ende nuk është momenti për të shpenzuar pa mbarim.

Gaforrja

Mundohuni të jeni më të qetë sot dhe të mos kërkoni gjëra të pamundura. Në këtë mënyrë jeta do ju rrjedhë për mrekulli. Nëse keni një lidhje do vendosni shumë rregull dhe do mundoheni ta bëni çdo moment sa më të veçantë.  Nuk do mungojnë përkëdheljet dhe surprizat nga rë dyja palët. U beqarët do e takoni që në mëngjes një person shume të këndshëm dhe do ju duket sikur e keni njohur prej kohësh. Në punë do jeni si një motor i fuqishëm që nuk do ndaleni për asnjë moment. Do dini të merrni mbi vete çdo lloj përgjegjësie që nuk do e marrë askush tjetër. Paratë nuk do jetë në gjendjen më të mirë, por do jenë të mjaftueshme sa për ta kaluar ditën pa probleme.

Luani

Sot do jeni të gatshëm të negocioni dhe të bashkëpunoni me të gjithë. Qetësia dhe harmonia vlejnë më shume se çdo gjë tjetër. Nëse jeni në një lidhje, mëngjesi mund të jetë disi delikat dhe i mbushur me debate, dreka do jetë më monotone dhe darka do ndryshojë plotësisht për mirë. Ju beqarët do shihni nga të katërta anët dhe do gjeni persona mjaft interesantë. Në punë do jeni të pandalshëm. Edhe sikur të lodheni e të copëtoheni nuk do e lëshoni veten. Me paratë do ju ndihmojnë shumë disa të afërm të largët.

Virgjëresha

Dielli do ju bëjë shumë më të hapur gjatë kësaj dite dhe mjaft diplomate. Nëse keni një lidhje pasioni do ju pushtojë në shumë momente të ditës dhe do ju duket vetja sikur jeni në një ëndërr. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës në çdo moment. Ju beqaret do bëni mirë të tregoheni sa më të matur dhe të mos filloni lidhje të menjëhershme pa i njohur mirë personat që do takoni. Prisni dhe reflektoni me kujdes. Në punë do ju duhet të kaloni një sfidë goxha të vështirë, por që do ju bëjë më të guximshëm dhe më të fortë. Financat do dini t’i menaxhoni me shumë përkujdes dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Peshorja

Mërkuri do e dominojë qiellin tuaj të dashurisë gjatë kësaj dite. Do keni më të hapur për të komunikuar dhe më të gatshëm për të hapur rrugë. Ju të dashuruarit do i përkushtoheni më mish e me shpirt partnerit dhe do e bëni të ndihet më mirë se asnjëherë. Në fakt duhet të përgatiteni edhe ju për ndjenja të forta nga ana e tij. Jeni me të vërtetë shpirtra binjakë. Ju beqarët do jeni sensualë dhe kjo gjë do jetë çelësi për të bërë për vete cilindo. Sipas Dritare.net, në punë do keni kundërshtarë shumë të fortë, por sërish nuk do dorëzoheni për asnjë moment. Buxheti do jetë goxha delikat prandaj duhet te tregoheni te kujdesshëm.

Akrepi

Ideja për të ndryshuar drejtim sot do bëhet edhe më ë fortë. Marsi do ju bëjë të reflektoni më gjatë para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje mbyllja në vetvete për disa momente për te reflektuar për hapat që do hidhni do ju bëjë shumë mirë. Në fund të ditës priten surprizat më të mëdha. Për ju beqarët dita nuk ka për të qenë ekzaktësisht si e keni dëshiruar, por gjithsesi nuk do jetë aspak e keqe. Nëse jeni në kërkim të një pune prej kohësh sot më në fund do arrini ta gjeni atë. Nëse e keni një të tillë zhvillimet kanë për të qenë pozitive. Shpenzime mund të kryeni, por vetëm me llogari.

Shigjetari

Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do bëni çmos që të riktheni harmoninë dhe ngjyrat në jetën tuaj. Nëse jeni në një lidhe do ju qëndroni larg mosmarrëveshjeve dhe do shmangni personat që duan t’iu nxitin të debatoni me partnerin. Dashuria për njëri-tjetrin do jetë shumë e fortë.  Nëse jeni beqarë  keni për të pasur një surprizë shumë të këndshme në orët e mesditës dhe zemra do ju ngrihet peshë. Në punë do finalizoni një projekt shumë të madh, i cili do ju ndryshoje edhe statusin. Ne planin financiar Saturni nuk do ju lejojë të gaboni.

Bricjapi

Mërkuri dhe Jupiteri do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do ju frymëzojnë më shumë për të marrë vendimet e duhura. Nëse keni një lidhje do e ndryshoni pikësynimin që keni pasur për të ardhmen dhe mund të merrni edhe disa vendime shumë të rëndësishme. Nëse keni kohë bashkë mund të mendoni edhe për një fëmijë. Për ju beqarët do jetë Plutoni ai që do ju nxitë më shumë dhe do ju bëjë më të logjikshëm me zgjedhjet që do bëni. Në punë do diskutoni me shefat dhe do filloni një detyrë të re. Tregohuni të duruar për të pasur arritjet më të mëdha. Financat do jene shumë më të kënaqshme.

Ujori

Ashti si kameleoni ju do përshtateni me çdo lloj situate sot. Nëse keni një lidhje do jeni në humor shumë të mirë dhe të gatshëm për të provuar çdo emocione te veçantë. Mund të bëni edhe diçka ndryshe nga zakonisht me partnerin. Mbrëmja do jetë e mbushur me dashuri, përkujdes dhe emocione. Nëse jeni beqarë nuk do ndaleni për asnjë çast derisa të arrini ta joshni dikë. Në punë, Luani dhe Saturni, do ju nxitin të jeni më të gatshëm për të punuar në grup dhe kështu do e përfundoni më shpejt një detyrë të dhënë. Financat nuk do jenë shumë të këqija, por do tregoheni më të varfër nga sa jeni në të vërtetë.

Peshqit

Sot do keni më shumë siguri në vetvete dhe nuk do e keni të vështirë edhe të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që duke dashur të bëni shumë gjëra do harroni se cilat janë nevojat e vërteta të partnerit. Gjithsesi deri pasdite do ndërgjegjësoheni dhe do dini edhe të kërkoni falje. Ju beqarët nuk duhet të abuzoni me joshjen dhe nuk duhet të jeni as shumë kapricozë sepse nuk keni për të arritur asgjë. Në planin profesional gjendja do jete më e mirë se më parë. Edhe nëse keni pasur situata të ndërlikuara do i kaloni pa problem. Në planin financiar shmangni shpenzimet e tejskajshme nëse nuk doni të vuani më vonë. /dritare.net