Dashi

Dashi

Gjatë kësaj dite duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje personit që keni në krah sepse përndryshe ka për t’iu ikur nga duart. Mos i lejoni as miqtë më të ngushte të ndërhyjnë në jetën tuaj sentimentale. Me partnerin diskutoni hapur dhe bëni ato qe do iu duken më të përshtatshme. Ju beqarët nga ana tjetër do ndikoheni shumë nga opinionet e miqve për të zgjedhur një person dhe ky do jete gabimi më i madh. Në punë do filloni disa projekte të vështira, por që me pak mund do ia dilni mbanë. Situata financiare do jetë e vështirë. Më mirë ulni tani shpenzimet sesa të ngelni më vone pa asnjë para në xhep. Duhet të jeni më largpamës.

Demi

Do jeni shumë të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe mund të mërziteni edhe me disa fjalë të të afërmve. Gjithçka do ndodhe për shkak te hormoneve. Duhet ta kontrolloni veten ju qe jeni në një lidhje sepse përndryshe do keni telashe të njëpasnjëshme me partnerin tuaj. Tregohuni më të matur dhe më të duruar. Ju beqarët do e kuptoni më në fund se keni rënë në dashuri me një mik të ngushte të fëmijërisë, por do keni druajtje t’ia shprehni ndjenjat. Sipas Dritare.net, në  punë do përkujdeseni më shumë për projektet e kolegëve dhe mund t’i lini pas dore tuajat. Kujdes sepse më pas askush nuk do ju mbështesë ju. Në planin financiar nuk do keni përmirësime, por të paktën do arrini të mbani situatën e qëndrueshme.

Binjakët

Hëna do ju shtojë imagjinatën gjatë kësaj dite dh kjo gjë do ju ndihmojë të zgjidhni disa vështirësi që keni pasur. Do jeni në humor edhe më mirë. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni se nuk është gjithmonë e rëndësishme të jetosh me pasion për të qenë i lumtur. Do merreni vesh me njëri-tjetrin dhe do ndiheni mjaft mirë së bashku. Ju beqarëve do ju ndodhë një takim i papritur që mbase nuk mund të çojë në lidhje afatgjatë, por emocionet do jenë të fuqishme. Në punë do mendoni të jepni dorëheqjen dhe të filloni diçka tuajën. Në planin financiar do jeni të vendosur ta përmirësoni situatën dhe nuk do i vini vetes asnjë limit.

Gaforrja

Dita e sotme do jetë e mbushur me entuziazëm për të gjithë. Do i kushtoni shumë rëndësi jetës tuaj sentimentale dhe do e mbroni atë nga gjithçka. Pritet që marrëdhënia me atë që keni në krah të jetë shumë më e ngrohtë dhe e bukur. Nëse jeni beqarë do keni disa takime, por duhet te marrin kohen e duhur për t’u njohur. Në punë do jeni luftarake dhe të gatshëm të hidhni çdo lloj hapi në mënyrë që të arrini atje ku keni dëshiruar. Do keni edhe mbështetjen e disa kolegëve të cilët do ua bëjnë rrugën edhe më të thjeshtë. Financat herë do jenë të mira dhe herë mjaft problematike. Do i kuptoni gabimet që do bëni, por me vonesë.

Luani

Rutina do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot në jetën tuaj. Nëse jeni në një lidhje mund të mërziteni shumë në disa momente. Flisni me partnerin dhe mundohuni të bëni ndonjë ndryshim sepse sa më shumë të qëndroni në heshtje aq më keq për ju.  Nëse jeni ende beqarë do jeni më të favorizuar dhe mund të keni ndryshime drastike të statusit. Në punë mundohuni të mos harxhoni gjithë energjitë për diçka që nuk ka për të dhënë ndonjë rezultat kushedi. Për financat nuk do keni për çfarë të qaheni pasi gjendja ka për të qenë e shkëlqyer në çdo moment. Nuk do jetë nevoja as të kufizoheni shumë me shpenzimet.

Virgjëresha

Jo të gjithë do kenë një ditë të qëndrueshme  sot dhe kjo do varet nga situata në të cilën ndodheni. Nëse jeni në një lidhje do jeni më të disponueshëm ndaj partnerit tuaj dhe marrëdhënia mes jush ka për të ecur më mirë se më parë. Nëse jeni beqarë nuk do arrini dot të përqendroheni pas një personi, pasi do ju pëlqejnë shumë persona njëkohësisht. Në punë do jeni pafundësisht të përqendruar dhe askush nuk do arrijnë dot t’iu pengojë dhe t’iu detyrojë t’i lini gjërat në mes. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj. Përgatituni të bëni edhe ndonjë investim të madh sepse më vonë nuk do mundeni dot.

Peshorja

Kjo ditë do jetë herë pas here e trazuar për ju. Do ndesheni me persona intrigues e ziliqarë që do ua prishin humorin. Do keni edhe disa debate me njerëzit e afërt. Nëse jeni në një lidhje duhet të qëndroni pak më shumë kohë me partnerin tuaj dhe madje të provoni edhe eksperienca të reja së bashku. Vetëm kështu do e mbani larg rutinën dhe mërzinë. Ju beqarët ka shumë gjasë ta gjeni personin e përshtatshëm në rrethin familjar të disa miqve. Në punë do ecni në bazë të planeve dhe do programoni gjithçka përpara se të veproni. Kjo do shmangë të papriturat e pakëndshme. Sipas Dritare.net, financat në shumicën e kohës do jenë goxha delikate. Mos u nxitoni kur të kryeni çfarëdo lloj shpenzimi.

Akrepi

Hëna dhe Dielli do krijojnë një ambient shumë të bukur gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më të plotësuar se më parë. Nëse keni një lidhje do jeni në harmoni me partnerin, do dashuroheni, do përkëdheleni dhe do i shprehni ndjenjat pafundësisht. Mbrëmja pastaj do jetë fantastike dhe plot shkëlqim. Ju beqarët nuk duhet të tregoheni indiferentë edhe sikur personat që do iu joshin të mos duken shumë të përshtatshëm. Ndonjëherë gjërat ndryshe duken dhe ndryshe janë. Në punë do ju pushtojë dinamizmi dhe do realizoni projekte fantastike. Mbështetjen e shefave do e keni përherë. Në planin financiar prindërit do ju gjendjen pranë për të mos ju lënë të gjendeni në situata të këqija.

Shigjetari

Dite e mbushur me shumë vështirësi ka për të qenë kjo e sotmja sidomos për planin familjar. Nëse jeni në një lidhje do përballeni me një ambient të turbullt e të mbushur me debate të njëpasnjëshme. Po nuk u treguat të kujdesshëm dhe herë pas here diplomatë situata do vijë gjithmonë duke u përkeqësuar më shumë. Ju beqarët do takoni një person që do ju dojë me të vërtetë shumë që në fillim, por do jeni në dyshim dhe të pabindur për të hedhur hapa. Në punë do keni konflikte edhe me kolegët e rinj çka do ju bëjë të merrni kritika dhe ulje në pozicionin që keni. Sektori i financave do vazhdoje të jetë i trazuar.

Bricjapi

Sot Hëna do ju nxitë t’i përkushtoheni më shumë familjes. Do jeni shumë të lidhur me rrënjët tuaja dhe do e kuptoni mirë se pa to nuk do ishit personi që jeni. Nëse keni një lidhje nuk do kaloni vështirësi të mëdha, por mos shpresoni as për momente të mbushura me ndjenjat dhe përkëdheli. Ju beqarët do meditoni shumë dhe nuk do hidhni hapa derisa të qartësoni mendimet. Në punë do jeni të organizuar dhe do i keni përcaktuar më së miri objektivat në mënyrë që të mos ju dali probleme më pas. Sektori i financave nuk ka për të qenë i keq kështu që tregohuni më të lirshëm me shpenzimet.

Ujori

Ditë e qetë, pa probleme, por edhe pa pasion të madh do jetë kjo e sotmja. Bëni njëherë bilancin e gjithë atyre që keni kaluar në mënyrë që të ndiheni me mirë. Nëse keni një lidhje bëni përherë ato që do ndjeni dhe mos mendoni aspak për të ardhmen e largët. Nëse jeni beqarë nuk do ndiheni mirë me takimet që do realizoni dhe do preferoni të qëndroni vetëm edhe për disa kohë. Në punë do keni mbështetje të madhe nga disa kolegë specialistë dhe madje do mësoni shumë gjëra prej tyre. Në planin financiar do kaloni një ditë goxha të vështirë. Kërkoni ndihmë nga familjarët ose miqtë e ngushtë sepse përndryshe nuk do ja dilni dot.

Peshqit

Çfarëdo që të ndodhë sot ju do e ruani qetësinë dhe nuk do shmangni çdo situatë të sikletshme.  Nëse jeni në një lidhje ju e dini mirë sa shumë ai ju dashuron dhe ndonjë fjalë të gabuar të tij në momente inati nuk do e merrni për keq. Marrëdhënia mes jush do jetë e ngrohtë. Ju beqarët do bëni mirë të mos nxitoheni e të hedhin hapa sepse mund të lëndohen pamasë. Në punë gjërat nuk do ju ecin si i kishit parashikuar, por ju sërish nuk do e lëshoni veten. Të gjithë kalojnë vështirësi dhe ata që kalojnë sprova bëhen më të fortë. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe sepse situata mund të përkeqësohet. /dritare.net