Dashi

Dashi

Mos bëni sikur i dini të gjitha gjatë kësaj dite sepse do i zhgënjeni të tjerët dhe nuk do përfitoni asgjë. Pozicioni i Venusit do luaje një rol shumë të rëndësishëm për ju të dashuruarit. Do jeni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me atë që keni në krah. Ju beqarët do takoni një person interesant i cili do iu dashurojë sinqerisht. Mos e humbni mundësinë për ta njohur. Jeta profesionale nuk do jetë perfektë, kështu që bëjini mirë llogaritë para se të veproni. Mos kërkoni më shumë sesa meritoni dhe mos mendoni se mund të arrini gjithçka. Sipas Dritare.net, për financat do jetë ditë delikate. Tregohuni shumë të kujdesshëm nëse nuk doni të mbeteni pa asnjë lek.

Demi

Do jeni shumë objektivë gjatë kësaj dite dhe do mundoheni të krijoni gjithmonë ambiente të këndshme. Nëse jeni në një lidhje që prej shumë kohësh priten ndryshime pozitive. Një mirëkuptim më i madh do bëjë që edhe diskutimet të jenë të qeta dhe pa debate. Ju beqarët duhet të keni më shumë besim tek vetja dhe do e gjeni personin që po kërkoni. Mos kini frikë të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël. Sipas Dritare.net, në punë do mobilizoheni më tepër dhe nuk do ju mungojë as përqendrimi. Mund të ndryshoni edhe strategji vetëm për të mos mbetur në vend. Në planin financiar duhet të bëni shumë kujdes sepse atmosfera do jetë shumë e zymtë.

Binjakët

Sot do jeni të gatshëm të bëni çdo lloj sakrifice vetëm për të jetuar në një ambient të qetë e për të mos pasur zënka me askënd. Nëse keni një lidhje do jeni më të duruar e madje nuk do ua vini veshin kritikave që do ju bëjë partneri. Keni për ta parë që me këtë sjellje do e bëni edhe më shumë për vete partnerin. Ju beqarët duhet të jeni më të disponueshëm ndaj takimeve që do ju propozohen dhe do bëni gjënë e duhur. Në punë do keni sukses të garantuar dhe mund të nënshkruani edhe kontrata të rëndësishme. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, megjithatë disa shpenzime më shumë mund t’i kryeni pa frikë.

Gaforrja

Për fat të keq Venusi do ju bëjë ta humbni entuziazmin legjendar që ju rrethon në përgjithësi. Nëse keni një lidhje nuk do ndiheni më të gëzuar e të qeshur ne më parë, përkundrazi do ndiheni shpesh si të burgosur. Dëshpërimi do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Nëse jeni beqarë do jeni më të gatshëm për të filluar njohje dhe do e merrni parasysh edhe se mund të mos arrini në një lidhje me dikë. Në punë, pavarësisht se do lodheni, nuk do dorëzoheni në asnjë moment. Mund të keni edhe ndonjë zgjatje kontrate. Për financat do mbizotërojë një klimë e muzgët. Gjendja nuk ka për të qenë shumë e mirë dhe duhet të bëni kujdes.

Luani

Në vend që të drejtoheni nga emocionet mundohuni të jeni sa më të kujdesshëm gjatë kësaj dite dhe të reflektoni për çdo veprim që do bëni. Lidhja juaj ka rrezik të kaloje një fazë paksa delikate. Secili do dojë të jetojë më vete dhe komunikimi do të pakësohet ndjeshëm. Bëni shumë kujdes. Ju beqarët do jeni më të hapur dhe do dilni me tepër me miqtë. Kjo është më e mira që mund të bëni pasi mund të takoni personin e ëndrrave. Në punë do lodheni shumë dhe në disa momente do ju duket i pamundur suksesi. Yjet këshillojnë të mos dorëzoheni dhe të mos shteroni përpjekjet. Keni probleme me financat? Mos u alarmoni menjëherë, por mendohuni si t’i zgjidhni ato.

Virgjëresha

Fati do jetë me ju gjatë kësaj dite. Të gjithë do ju inkurajojnë për gjithçka dhe do merrni vlerësime pafund. Nëse keni një lidhje, partneri do dijë si t’iu majë në pëllëmbë të dorës dhe do ndieni gazim pafund në shpirt. Ju beqaret me në fund do e dini çfarë strategji joshjeje të përdorni dhe ka mundësi të afroni personin që pëlqeni prej kohësh. Në punë mos veproni sipas mendjes tuaj, por dëgjoni përherë çfarë do ju thonë shefat. Kur të flisni me ta bëni kujdes edhe me fjalët dhe tonin e zërit. Në planin financiar duhet të jeni të kujdesshëm mos ju pushtojë dëshira për shpenzime të pallogaritura.

Peshorja

Saturni do ju bëjë të paduruar dhe nevrikë sot çka mund ta ndërlikojë situatën në shumë momente. Nëse jeni në një lidhje nuk do arrini dot të ruani një marrëdhënie shumë të ngrohtë me partnerin sepse do dëgjoni fjalët e bitis që do ju flasin keq. Gjeni një moment për të folur qetësisht sa më parë sepse përndryshe gjithçka e bukur që keni ndërtuar do shkatërrohet. Nëse jeni beqarët do jeni të palogjikshëm dhe mund të hidhni shikimin atje ku nuk duhet. Jeta juaj do ndërlikohet edhe më tepër. Sipas Dritare.net, në punë pavarësisht pengesave do jeni produktivë dhe do mblidhni ato që keni mbjellë. Për financat fatmirësisht do keni mbështetjen e të afërmve.

Akrepi

Ka shumë mundësi të jeni nervozë gjatë kësaj dite dhe në disa momente as vetë nuk d e kuptoni çfarë do bëni. Nëse keni një lidhje zor se do qetësoheni plotësisht sa për t’u dashuruar si do e ndjeni. Do keni disa dyshime për partnerin që nuk do ju lënë aspak të qetë. Ju beqarët pavarësisht se do e keni mendjen përherë tek personat e rinj që do ju kalojnë pranë nuk do mund ta gjeni dot të duhurin. Në punë do jeni gjithë kohës nën presion dhe shumë herë do jeni të paqartë për hapat që duhet të hidhni. Dëgjojini me shumë kujdes shefat kur t’iu flasin. Me financat duhet të jeni super vigjilentë.

Shigjetari

Sot do zhgënjeheni pasi do e kuptoni se shumë kanë përfituar nga bujaria juaj. Më mirë merrni masa sa më parë edhe pse mund t’iu duken të ashpra. Nëse keni një lidhje do e shprehni shumë dashurinë që keni në zemër, por për fat të keq nga pala tjetër nuk do merrni të njëjtën gjë. Kjo do ju mërzitë dhe mund t’iu bëjë edhe pak agresivë. Nëse jeni beqarë vetëm në mëngjes mund të keni disa takime, por edhe ato nuk priten t’iu sjellin ndryshime të jashtëzakonshme. Në punë do ndiheni më të bindur për hapat që duhet të hidhni dhe nuk do ndaleni pavarësish xhelozisë dhe rivalitetit. Në planin financiar do bëni të pamundurën për të ruajtur kontrollin.

Bricjapi

Hëna do ju shtojë edhe më shumë dëshirën për t’ia mbathur sot. Mund të keni nevojë edhe për pak kohë pushimi e reflektimi. Nëse jeni në një lidhje pëshpëritini atij në vesh dëshirat që keni dhe do e shihni që ai do mundohet t’ua plotësojë me çdo kusht. Për ju mund të lërë pas dore çdo gjë tjetër. Ju beqarët do jeni kërkues dhe nuk do bindeni nga personat që do iu afrohen. Në punë do jeni kompetentë dhe do keni talentin e madh për t’ua mbushur mendjen të tjerëve se keni bërë çdo gjë në rregull. Provokimeve as nuk do ua vini veshin fare. Paratë do jenë të mjaftueshme për nevojat kryesore kështu që mos merrni hua për të blerë gjëra qejfi.

Ujori

Humori dhe aspiratat do ndryshojnë herë pas here sot. Në disa momente madje do ndiheni edhe të turbullt ne mendime për hapat që duhet të hidhni. Nëse keni një lidhje herë do dashuroheni me shumë pasion e herë do debatoni me ashpërsi. Sidoqoftë emocionet do jene të forta dhe dita do mbyllet mirë. Ju beqarët mund të pëlqeni persona të paqëndrueshëm dhe po hodhët hapa mund të lëndoheni në të ardhmen. Në punë do jeni të guximshëm dhe më tepër fat do keni nëse bëni pjesë në fushën e shitjeve dhe tregtisë. Do përballoni me sukses edhe disa klientë të pavendosur dhe acarues. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe.

Peshqit

Sot do jeni mjaft energjikë dhe me iniciativë prandaj gjërat do ju ecin si i dëshironi. Nëse keni një lidhje do iu vini njëherë ë mirë kapak problemeve të shkuara dhe do ndiheni më të çliruar për t’u dashuruar pa dorashka me partnerin. Edhe ai do bëjë lëshime dhe do mendojë t’iu surprizojë në disa momente. Ju beqarët do takoheni rastësisht në një festë me disa persona që keni kohë që i pëlqeni. Ja që ndonjëherë nuk është nevoja të bësh asgjë për të marrë atë që do. Në punë do iu jepen mundësi pafund për ta treguar veten. Shpenzimet do i ulni në maksimum duke parë edhe situatën. /dritare.net