Dashi

Dashi

Saturni dhe Plutoni do e forcojnë edhe më shumë karakterin tuaj gjatë kësaj dite. Keni për të kaluar sfida shumë të vështira. Nën influencën e Neptunin klima në çift do bëhet edhe më harmonike. Dialogu do të rivendoset sërish pas kaq kohësh dhe do diskutoni edhe për tema delikate. Ju beqarët ka shumë mundësi të nisni një histori të këndshme dashurie, e cila me shumë gjasa do vazhdojë gjatë. Në punë do keni marrëdhënie të shkëlqyer edhe me shefat kështu që gjërat do ju ecin sipas parashikimeve. Influenca e planetëve nuk do të preke aspak financat. Ato do jenë përgjithësisht të mbrojtura dhe nuk do keni probleme.

Demi

Ditë tejet aktive ka për të qenë kjo e sotmja. Në program janë: takimet, idetë e reja dhe lëvizjet. Me pak fjalë nuk keni për t’u mërzitur aspak. Ju të dashuruarit do ia shprehni me çdo mënyrë dashurinë partnerit. Nuk do mungojnë as fjalët dhe as veprat, vetëm e vetëm që ambienti në çift të bëhet sa më i ngrohte. Ju beqarët do keni një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim të veçantë. Për punën do jetë ditë aktive dhe do ju duket sikur koha do ju fluturojë. Mund të realizoni disa takime dhe do merrni vendime me rëndësi. Sipas Dritare.net, në planin financiar do ndërmerrni disa rreziqe, por do ia dilni mbanë me sukses. Situata do stabilizohet ndjeshëm.

Binjakët

Falë ndikimit pozitiv të Hënës dhe të Venusit dot do jeni më të gatshëm për t’u përshtatur me situatat që do ju vijnë dhe do i vini në pah talentet që keni. Bashkëpunimi në çift do mbizotërojë në jetën tuaj në çift. Do i sqaroni mosmarrëveshjet e vogla që keni pasur më parë dhe do ndiheni më të qetë. Pritet një e ardhme më e mirë. Për sa iu përket ju beqarëve duhet thënë se mund të hidhni hapat e para drejt krijimit të një lidhjeje me një person të shenjës së Demit ose Akrepit. Në punë ambienti do jetë paksa më delikat. Do përballeni jo vetëm me sfida të vështira, por edhe me rivalitet të fortë. Financat do jenë të qëndrueshme dhe nuk priten probleme.

Gaforrja

Dita e sotme do jetë më e qetë dhe më e këndshme. Do filloni ose do përmbyllni disa projekte që i keni për zemër. Nëse kohët e fundit keni pasur pasiguri në jetën tuaj në çift, sot do jeni më të sigurt për atë që doni. Mos keni druajte t’ia shprehni partnerit gjithçka që mendoni. Ju beqarët duhet të përgatiteni për surpriza të këndshme. Ka mundësi të filloni edhe një histori të bukur dashurie ashtu si e keni ëndërruar. Në punë do e forconi akoma më shumë pozicionin që keni dhe askush nuk do guxojë t’ua marrë atë. Shefat do ju kenë përzemër dhe do ju vlerësojnë për cdo gjë që do arrini. Plutoni do ndikojë negativisht tek financat. Mos shpenzoni pa u menduar nëse nuk doni probleme.

Luani

Në disa momente do ndiheni edhe të pasigurtë për të ardhmen gjatë kësaj dite, por një këshillë e një miku do ju ndryshojë tërësisht mënyrën e të menduarit. Dashuria për ju çiftet do shkojë më mirë sesa e mendonit. Do ndiheni shpesh si mbi re. Konfigurimi i yjeve për jetën sentimentale të ju beqarëve do jetë shumë pozitiv. Mundësitë për të krijuar një lidhje serioze do shumëfishohen, por e keni ju në dorë te përfitoni ose jo. Në punë disa kolegë mund t’iu sfidojnë fort. Mos u ndalni asnjë minutë sepse ju i keni të gjitha mundësitë për të dalë fitimtarë. Në planin financiar gjërat do ecin më së miri. Nuk do keni për çfarë të shqetësoheni.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite nuk do ju pëlqejë për asnjë moment vetmia dhe do doni të argëtoheni e të jeni në lëvizje. Planetët në fakt do ju mbështesin fort. Jeta juaj në çift do jetë mjaft e animuar dhe e këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do e respektoni mendimin e tjetrit. Nëse vazhdoni në këtë rrugë shumë shpejt do shkoni në martesë. Ju beqarët nuk do jeni shumë të favorizuar në dashuri kështu që do bënin mirë të prisnin pak. Në punë do ndiheni shumë më energjikë se më parë dhe nuk do ju trembë asgjë. Ambienti dhe rrethanat do jenë shumë të përshtatshme për të arritur atë që doni. Në planin financiar do përballeni me probleme të mëdha. Bëni kujdes.

Peshorja

Sido që të ketë qenë jeta juaj para pak kohësh sot Saturni do sjellë ngjarje pozitive. Do jeni të kujdesshëm edhe për detajet dhe nuk do ju dalin probleme. Urani premton jo vetëm sensualitet dhe ngrohtësi për ju të dashuruarit, por gjithashtu qëndrueshmëri dhe besnikëri. Do e kuptoni më në fund se ju dhe partneri jeni bërë për njëri-tjetrin. Sipas Dritare.net, ju beqarët do lodheni shumë duke kërkuar “gurin e çmuar”, por për fat të keq nuk ka shumë mundësi që ta gjeni. Edhe në punë do e rigjeni ekuilibrin dhe do ndiheni më të lirë për të bërë ato që keni menduar deri më sot. Tregohuni të matur nëse doni të kryeni operacione të mëdha financiare sepse situata nuk do jetë e kënaqshme.

Akrepi

Do jeni shumë të matur gjatë kësaj dite dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Kjo mënyrë të sjelli do mbajë larg edhe problemet. Ju që keni një lidhje do kujdeseni shumë që marrëdhënia me partnerin të jetë sa më harmonike dhe me ngjyra. Dialogu dhe bashkëpunimi me të do të përmirësohet. Ju beqarët do jeni më ëndërrimtare se kurrë dhe do prisni gjatë gjithë kohës princin e kaltër. Sipas Dritare.net, deri në fund të ditës ëndrra mund të bëhet edhe realitet. Në punë do dilni më në pah dhe idetë tuaja do marrin aprovimin e shefave. Influenca e Saturnit tek financat do jete një sfide e vërtetë për ju. Tregohuni shumë të kujdesshëm.

Shigjetari

Intuita juaj nuk do jetë e keqe, por shpeshherë nuk do dini si ta përdorni atë. Jeta juaj sentimentale nuk do jetë mjaftueshëm e qetë kështu që duhet të jeni më të kujdesshëm. Për ju beqarët ka ardhur momenti të përjetoni emocione shumë të forta. Do keni të gjitha mundësitë për të nisur një histori të bukur dashurie. Në punë do e keni paksa të vështirë të ndiqni në mënyrë strikte planet që keni bërë dhe kjo do ua vonojë pak përfundimin e projekteve të kërkuara. Fati do iu buzëqeshë në planin financiar. Nga mesi i ditës do keni edhe një surprizë që do ua bëjë ditën edhe më të këndshme.

Bricjapi

Sot në shumë momente do keni dyshime për vazhdimësinë në çdo fushë dhe do keni frikë të hidhni hapa para. Nëse keni një lidhje do doni të qëndroni pak kohë vetëm dhe nëse jeni vetëm do doni të krijoni një lidhje. Për ju beqarët do jetë dite mjaft e përshtatshme. Personi që aq shumë e keni menduar do shfaqet si me magji. Përfitoni sa me shumë të munden. Në punë dëgjojeni zërin tuaj të brendshëm dhe mundohuni të bëni diçka ndryshe për të marrë akoma më shumë kënaqësi. Një koleg i besuar do ju ndihmojë gjithë kohës.  Buxheti nuk do jetë aspak i stabilizuar kështu që mos bëni asnjë investim financiar. Prisni edhe disa ditë me tepër sepse do jeni me më shumë fat.

Ujori

Edhe sot do jeni ndërmjet influencës së Neptunit dhe Jupiterit. Në tërësi situata do jetë e qetë dhe nuk do ketë asgjë të jashtëzakonshme Jeta juaj në çift nuk do ketë ndryshime të mëdha dhe në përgjithësi rutina do mbizotërojë. Për ju beqarët do krijohet një ambient mjaft pasionant. Nëse keni kohë që keni menduar për dashurinë, më në fund do e gjeni pasi takimet do jenë të shumta. Në punë do vonoheni paksa nduke u marrë me gjëra pa rëndësi, por sërish do e mbaroni detyrën në momentin e kërkuar. Marsi do jetë planeti që do iu japë energji për ta menaxhuar me kujdes buxhetin, por ju sërish nuk do i ndalni shpenzimet e tepruara.

Peshqit

Intuita dhe ndjeshmëria do jenë aleatet tuaja më të fortë gjatë kësaj dite. Ata do ju ndihmojnë të dilni edhe nga situatat delikate ku keni rënë. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur mosmarrëveshje me partnerin tuaj mundohuni t’i sqaroni gjërat shpejt sepse nëse i lini pas dore situata mund të përkeqësohet më tepër. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni. Personat që do takoni sot nuk janë për ju kështu që qëndrojuni larg. Në punë do keni edhe më tepër besim tek vetja dhe do i merrni seriozisht detyrat që do iu jepen. Financat rrezikojnë të preken nga ndikimi negativ i Uranit. Vetëm nëse tregoheni vigjilentë do mund të dilni pa u lagur nga kjo situatë. /dritare.net